LAJMI I FUNDIT:

Dy gëzime të mëdha në dy ditë për kapitenin e Ballkanit, Edvin Kuc: Kualifikimi i ekipit në fazën e grupeve dhe lindja e djalit

Dy gëzime të mëdha në dy ditë për kapitenin e Ballkanit, Edvin Kuc: Kualifikimi i ekipit në fazën e grupeve dhe lindja e djalit

Kapiteni i Ballkanit, Edvin Kuc, nuk do t’i harrojë kurrë datat 25 dhe 26 gusht, ku fillimisht ai si lider i ekipit të tij në fushë fituan ndaj Shkupit për të siguruar kualifikimin në fazën e grupeve dhe një ditë pas lindja e djalit.  

Ballkani pas fitores ndaj Shkupit në dy ndeshje në play off të Ligës së Konferencës siguroi kalimin në fazën e grupeve.

Ai për Telegrafin tregon fillimisht vështirësitë e ndeshjes, pasi që gruaja e tij ishte në spital në atë kohë për të lindur djalin e tyre që erdhi një ditë pas në jetë.


“25 dhe 26 gushtin nuk do ta harroj kurrë, pasi pas kualifikimit erdhi edhe lindja e djalit. Është një emocion i papërshkrueshëm. Tash si futbollist kam pasur presion, pasi përveç që e isha i koncentruar në ndeshje, mendja më shkonte edhe tek gruaja që ishte në spital në Mal të Zi në prag të lindjes. Menjëherë pas ndeshjes shkova te telefoni për të parë nëse ka ndonjë lajm”, tregon Kuc për emocionet e tij.

Ai ende nuk e ka parë djalin që i lindi sot (e premte), pasi shkaku i ndeshjes nuk ka mundur të udhëtojë dhe nuk do të mund të sheh deri të dielën.

“Pas ndeshjes të së dielës do të shkoj në shtëpi për të parë djalin. Nuk kam qenë prezent as për lindje të vajzës, tani as në të djalit. Kështu është jeta e futbollistëve”, thotë Kuc për Telegrafin.

 Krenaria e kualifikimit

Kuc ka thënë se e gjithë skuadra ka dhënë gjithçka nga vetja për të arritur këtë sukses, dhe se ai është krenar që është kapiten i kësaj skuadre.

“Kemi dhënë gjithçka për të arritur kualifikimin. I gjithë grupi kemi  qene të bashkuar dhe të vendosur për të arritur qëllimin. Është ndjenë e pa përshkruar që jam kapiten i këtij grupi që për herë të parë u kualifikua në garat evropiane” ka thënë ai.

Mesfushori luajti gjithë ndeshjen me Shkupin dhe ishte prej më të mirëve në fushë.

Shorti dhe pikët

“Sa i përket shortit, është një grup interesant. Personalisht preferoja grupin H ku ndodhen Slovan Bratislava, Basel dhe Zalgiris. Nuk është grup i lehtë pasi kemi të bëjmë më nënkampionin e Çekisë dhe kampionin e Rumanisë , ndërsa edhe Sivasspor lufton për vendet e para në Turqi”.

“Do të luajmë pa presion për dallim nga ndeshjet kualifikuese. Nuk them sa pikë do t’i marrim, por do të japim maksimumin në çdo ndeshje për të bërë gjëra të mëdha edhe në grupe”, ka thënë në fund.

Ballkani në shtator do të fillojë fazën e grupeve në Ligën e Konferencës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona

Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona

La Liga
Cilësohet si një 'vrasës' para porte - Conceicao i kërkon Milanit transferimin e top sulmuesit

Cilësohet si një 'vrasës' para porte - Conceicao i kërkon Milanit transferimin e top sulmuesit

Serie A
Luis Suarez emëroi dy kundërshtarët më të fortë me të cilët është përballur gjatë karrierës së tij

Luis Suarez emëroi dy kundërshtarët më të fortë me të cilët është përballur gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Barcelona fillon kontaktet për transferimin e sensacionit 18-vjeçar të Arsenalit

Barcelona fillon kontaktet për transferimin e sensacionit 18-vjeçar të Arsenalit

La Liga
Rashford i gatshëm të shkurtojë pagën për t'iu bashkuar Barcelonës

Rashford i gatshëm të shkurtojë pagën për t'iu bashkuar Barcelonës

La Liga
Kalo në kategori