Pas marrëveshjes për rrënimin e murit në Mitrovicë, gjatë ditës së sotme ka filluar edhe rrënimi i tij.

Dhe për ta bërë këtë, janë vënë në punë dy ekskavatorë, raporton Telegrafi.


Rrënimi i murit vjen pas pas arritjes së marrëveshjes për rrënimin e murit, marrëveshje kjo mes Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësuesve të Komunës së Mitrovicës Veriore.

Muri i ndërtuar në pjesën veriore të Urës mbi lumin Ibër, ka ngritur tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa për rrënimin e tij, Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë. /Telegrafi/

ekskavatoriiiii 2

ekskavatori222 1

ekskavatori333 1