LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet e parakohshme, mbi 22 mijë mërgimtarë hyjnë në Kosovë

Zgjedhjet e parakohshme, mbi 22 mijë mërgimtarë hyjnë në Kosovë
Foto: Arkiv

Një numër i madh i bashkatdhetarëve janë parë teksa vinë këto ditë në Kosovë për të votuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilat do të mbahen nesër në Kosovë.

Ardhje kishte edhe sot në Aeroportin e Prishtinës dhe nga pikat kufitare.


Ndërkohë, vetëm dje në pikat kufitare të Kosovës, në perëndim, lindje dhe veri janë kontrolluar në hyrje 22.325 persona.

Zyrtarët policorë, i kanë thënë KosovaPress-it, se dje gjatë 24 orëve kanë hyrë 7316 vetura të cilat janë kontrolluar.

Po ashtu, janë kontrolluar edhe 196 autobusë.