LAJMI I FUNDIT:

Dy aksidente tragjike në rajonin e Prishtinës, humbin jetën tre persona

Dy aksidente tragjike në rajonin e Prishtinës, humbin jetën tre persona
Pamje nga aksidenti në Podujevë

Dy aksidente trafiku që kanë ndodhur sonte në rajonin e Prishtinës, kanë përfunduar me pasoja fatale për jetën e tre personave.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin se njëri aksident ka ndodhur në rrugën Llapnasellë-Graqanicë, si pasojë e të cilit kanë humbur jetën dy persona.

“Sot rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Llapnasellë-Graqanicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje”.


“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona, një prej tyre nuk ka arritur të përballojnë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, ka thënë Florie Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Tri aksidente sot pasdite në Prishtinë, njëri me të lënduar
Lexo po ashtu Tri aksidente sot pasdite në Prishtinë, njëri me të lënduar

Ajo tutje ka bërë të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.

Aksidenti tjetër ka ndodhur në rrugën që lidhë fshatin Sfeqël me fshatin Shajkovc të Podujevës, ku kanë humbur jetën dy persona.

“Sot rreth orës 20:30 në rrugën që lidhë fshatin Sfeqël me fshatin Shajkovc të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë.  Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore.  Dy nga personat e lënduar nuk kanë arritur të përballojnë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe të njëjtit kanë vdekur”, ka deklaruar Ahmeti.

Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje, ndërsa me hetimin për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti, po merren hetuesit nga njësiti i trafikut.

Ndryshe, edhe në qytetin e Prishtinës pasdite kanë ndodhur tri aksidente trafiku. Aksidenti më i rëndë ka ndodhur në kryqëzimin afër Qendrës Studentore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori