LAJMI I FUNDIT:

Duriqi: Nuk jam islamofob, jam ish-imam; Selimi: Shkrimi në NYT është i pasaktë dhe joobjektiv

Duriqi: Nuk jam islamofob, jam ish-imam; Selimi: Shkrimi në NYT është i pasaktë dhe joobjektiv

Në Info Magazine të Klan Kosovës, është diskutuar për artikullin e New York Times ku Kosova cilësohet si tokë pjellore për grupin terrorist ISIS. Të ftuar në debat ishin Petrit Selimi, ushtrues detyre i ministrit të Punëve të Jashtme, dhe Visar Duriqi – gazetar në Gazeta Express.

Duriqi ka treguar për rolin e tij në këtë artikull duke thënë se ka qenë asistent, përkthyes dhe ndihmues për të gjetur informatat për këtë shkrim.


“Ajo ka ardhur me një listë të njerëzve, derisa ne i kemi ndihmuar në aspektin teknik”, thotë ai.

Ai është shprehur se ka pasur disa Organizata Joqeveritare që kanë dashur të shtrembërojnë realitetin, por ka thënë se ky shkrim paraqet realitetin në Kosovë.

“Shkrimi është realitet dhe nuk ka publikuar edhe fakte të tjera të cilat kanë qenë më të rënda e as disa video nuk janë shfaqur”, shprehet ai. “Ne kemi shkruar në vitin 2012 dhe që në atë kohë jemi akuzuar si islamofobë. Pas një viti doli e vërtetë ajo që thamë që Kosova u bë një brigadë e ISIS-it”.

Duriqi tha se nuk është islamofob, se dhëndrin e ka imam, motrën e mbuluar dhe se ja studiuar islamin dhe se ka punuar një kohë si imam.

Në anën tjetër, Selimi ka thënë se shkrimi i New York Times-it për Kosovën ka nxitur shumë reagime, porse situata në realitet është më komplekse se kaq.

“Këto tri vitet e fundit, Kosova ka dalur në ballinat e NYT dhe kjo e fundit është negative. Situata është më komplekse sesa që është shfaqur. Kemi pasur reagime ndërkombëtare ndaj shkrimit; kemi pasur një ekspert që ka thënë se nuk ekziston një gjë e tillë”, tha ai.

Ai ka thënë se nënkryetari i Këshillit Atlantik ka thënë që NYT ka gabuar në analizën e vet.

“Ky shkrim është i pasaktë dhe joobjektiv për shkak se Kosova nuk është antiamerikane”, tha ai. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori