LAJMI I FUNDIT:

Duma ruse “i hedh benzinë zjarrit”, kërkon nga Putini që të njohë dy rajonet e kontrolluara nga separatistët në Ukrainë

Duma ruse “i hedh benzinë zjarrit”, kërkon nga Putini që të njohë dy rajonet e kontrolluara nga separatistët në Ukrainë

Deputetët rusë i kanë kërkuar Vladimir Putinit të njohë si të pavarura dy zona të kontrolluara nga separatistët në Ukrainën lindore.

Një kërkesë e tillë, siç shkruan Euronews, përcjell Telegrafi, vjen pas një votimi në Duma të martën.

Siç thuhet më tej, dy rezoluta iu paraqitën dhomës së ulët me qëllim të njohjes së pavarur të Republikës Popullore të vetëshpallur të Donetsk (DPR) dhe Republikës Popullore të Luhanskut (LPR).


Të dyja ndodhen në rajonin lindor të Ukrainës, Donbas, ku separatistët e mbështetur nga Rusia kanë luftuar kundër forcave ukrainase që nga viti 2014.

Kriza në Ukrainë, pesë pyetjet kyçe teksa forcat ruse synojnë të fillojnë një luftë në Evropë
Lexo po ashtu Kriza në Ukrainë, pesë pyetjet kyçe teksa forcat ruse synojnë të fillojnë një luftë në Evropë

Dallimi midis dy rezolutave është se e para i bëri thirrje drejtpërdrejt Putinit që “menjëherë” t’i njihte të dy zonat si të pavarura, ndërsa e dyta do t’i dërgohej ministrisë së jashtme të Rusisë dhe strukturave të tjera qeveritare “për studim dhe reagime”.

Viacheslav Volodin, kryetari i dhomës së ulët të Dumës, tha në një deklaratë pas votimit se “deputetët vendosën t’i dërgojnë një apel presidentit”.

Disa forca ruse pranë Ukrainës po kthehen në baza, thotë Kremlini
Lexo po ashtu Disa forca ruse pranë Ukrainës po kthehen në baza, thotë Kremlini

Ai argumentoi se një njohje e tillë “do të krijojë baza për garantimin e sigurisë dhe mbrojtjen e banorëve të republikave nga kërcënimet e jashtme, si dhe për forcimin e paqes ndërkombëtare dhe stabilitetit rajonal në përputhje me qëllimet dhe parimin e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe do të inicojë procesin e njohjes ndërkombëtare të dy shteteve”.

Ai akuzoi autoritetet ukrainase për shkelje të “të drejtave dhe lirive” të banorëve dhe për një “bllokadë të plotë ekonomike” të dy zonave.

Një veprim i tillë vlerëson se do të rrisë tensionet midis Rusisë dhe Ukrainës një nivel tjetër, edhe pse trupat ruse filluan një tërheqje të pjesshme nga kufiri ukrainas. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa
Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Botë

"Heil Tesla": Foto e diskutueshme e Muskut, projektohet në fabrikën e Teslas në Berlin

Evropa
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

Botë
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Serbia
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Evropa
Kalo në kategori