Floyd Mayweather e mposhti ish-yllin e Geordie Shore, Aaron Chalmers gjatë duelit të tyre në O2 Arena - por amerikani zbuloi se mund të ishte larguar me një lëndim të dhimbshëm.

Përballja me ish-luftëtarin MMA ishte e para e amerikanit ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar - por u la në hije për shkak të numrit dukshëm të ulët të tifozëve të pranishëm.


Megjithatë, ish-kampioni i pesë divizioneve mund të jetë larguar nga O2 me një lëndim të madh.

“Ishte një ndeshje e vështirë. Në fakt më lëndoi dorën. (Ishte) kur po kaloja në mbrojtje. Shumë njerëz nuk e panë”, deklaroi amerikani.

“Kur po tërhiqesha mbrapa, lëndova dorën e majtë, keq. Mund të jetë thyer. Nuk jam i shqetësuar. Unë jam ende në gjendje të lëvizë të majtën”.

Floyd Mayweather and Aaron Chalmers went the full distance in their exhibition showdown

“Ai ishte i ashpër, ishte futur për gjithçka ose asgjë”, ka shtuar më tej Mayweather.

Ishte një duel që nuk kishte zgjuar interesim në Angli, pasi edhe ulja e çmimit të biletave në 5 euro - nuk i bindi tifozët të shkonin në O2 Arena. /Telegrafi/

telegrafi sport app