LAJMI I FUNDIT:

Dukej si një fustan me dizajn interesant, më pas ajo u kthye dhe tregoi pjesën e pasme

Dukej si një fustan me dizajn interesant, më pas ajo u kthye dhe tregoi pjesën e pasme
(Foto: Bauer-Griffin/FilmMagic)

Aktorja Cleopatra Coleman ka marrë pjesë në premierën e filmit “Rebel Moon – Part One: A Child Of Fire” dhe parakaloi në tepihun e kuq në një edicion atraktiv që tërheq sytë kureshtarë.

Në fotografitë e asaj mbrëmjeje shihet krijimi i saj i zgjedhur që më shumë zbulon se sa mbulon, ashtu që të gjithë të pranishmit e kishin në fokus të parë pjesën e pasme të fizikut të saj.

36-vjeçarja tërheqëse u hodh në një krijim të guximshëm, të pazakontë, me një veshje për trupi të zezë, me llak dhe një copë pëlhure metalike, bronzi, transparente.


(Foto: FilmMagic)

Krijimi disi avangard është i hapur nga njëra anë, ndaj Cleopatra tregoi më shumë se sa pritej.

Australiania e kompletoi dukjen e saj me sandale të thjeshta dhe makijazh vamp. /Telegrafi/

(Foto: WireImage)

(Foto: Getty)