Nga: Mosab Abu Toha / poet dhe shkrimtar nga Gaza / The Financial Times
Përkthimi: Telegrafi.com
Gjatë kësaj lufte, një ndjenjë e lehtësimit shfaqet sa herë zbulohet se një mik, koleg apo fqinj “i vjetër” po qëndron në një vend aty pranë.
Të enjten, teksa blija ëmbëlsirat për fëmijët e mi dhe për vëllezërit dhe për motrat e mia, hasa tre nga shokët e mi të punës. “Sa kushton ky karikues?” Naseri më pyet për karikuesin e telefonit që fort e mbaja në dorë. E përqafojmë njëri-tjetrin, sikur njëri prej nesh të ishte kthyer nga një udhëtim i gjatë. Nasseri dhe familja e tij kanë lënë shtëpinë e vet në pjesën perëndimore të kampit të refugjatëve në Xhebali, dhe me të afërmit e tyre tani po rrinë mu në mes të kampit.
Vetëm pak minuta më vonë, shoh një tjetër shok pune, Muhamedin, dhe tre fëmijët e tij. Habitet kur më sheh dhe më tregon se si ai dhe familja e tij i mbijetuan vdekjes. Kushëriri i Muhamedit, Hani, së bashku me gruan dhe fëmijët e Hanit, më 20 tetor vdiqën nën rrënojat e shtëpisë së tyre.
Disa orë më vonë, vëllai im i vogël, Hamzai, më merr në telefon nga spitali, duke më pyetur nëse në zonën time kam lidhje interneti. Ia jap udhëzimet që të mund të më takojë në dyqanin e kampit, ku kohët e fundit për çdo ditë i kam kaluar nga disa orë për të karikuar telefonin dhe laptopin, bashkë me telefonin e gruas sime dhe iPad-in e fëmijëve të mi.
Nuk ka energji elektrike në Gazë. Nëse nuk do të ishin gjeneratorët që janë në pronësi të dyqaneve që janë gati të ndalojnë së punuari për shkak të mungesës së karburantit, si dhe të një pjesë të vogël të sistemeve të energjisë diellore, njerëzit e Gazës do të shkëputeshin nga familjet e veta, nga miqtë dhe nga bota e jashtme.
Hamzai mbërrin me fytyrë të zbehtë. Më tregon për situatën e tmerrshme në spitalin e Indonezisë në veri të Gazës. “Imad Hijazi! Është rëndë i plagosur dhe ndodhet në spital.”
Imadi është detyruar të largohet nga shtëpia e vet familjare, bashkë me gruan dhe fëmijën e tij, për shkak të bombardimeve të rënda izraelite në Beit Lahia në veri të Gazës. Të martën i ka thënë Hamzait se pasi të përfundojë lufta, do të aplikojë për pasaportë për djalin e tij pesëvjeçar, Taheminin, dhe se do ta dërgojë të jetojë jashtë vendit. “Mjaft më me atë që përjetoi!”
Herë pas here, Hamzia kthehet për ta kaluar kohën me një grup të shokëve të tij, në një shkollë në Bejt Lahia. Gjatë vizitës të së mërkurës në mbrëmje, hasi në një shtëpi të shkatërruar nga e cila ende dilte tymi. Edhe ndërtesa përballë saj ishte e dëmtuar. Hamzai u kujtua se aty qëndronte Imadi dhe familja e tij. E telefonoi Imadin, por telefoni i tij ishte i fikur. Më pas përpiqet të telefonojë vëllain e Imadit, Xhehadin, i cili Hamzait i thotë se Imadi është në spital.
Hamzai ulet pranë meje dhe fillon të shkruajë një postim për faqen e tij në Facebook. Shikoj përreth, derisa telefoni dhe laptopi janë duke u ngarkuar. Shumica e njerëzve në vendin e karikimit, që është në rrugë, janë ata që shoh për çdo ditë. Ata vijnë nga mesdita deri në orën 4:30 pasdite, për të karikuar telefonat, laptopët, bateritë e energjisë dhe elektrikët e dorës. Një i ri më kërkon t’ia gjej një prizë për të karikuar peshoren e tij elektronike. “Më duhet të kthehem e karroca ime e perimeve,” thotë ai. “Të lutem, lëshoja një sy peshores, derisa të kthehem.”
Kalimtarët shpeshherë pyesin nëse po shesim telefona dhe karikues. Kur u themi atyre se çfarë jemi duke bërë, të nesërmen kthehen për të karikuar pajisjet e veta. Thuajse po e ndjekim të njëjtën klasë së bashku, me më shumë studentë që regjistrohen për çdo ditë. Por, mësuesi i klasës është frika, ndërsa drejtori i shkollës është vdekja.
“I gjori Imad. Ai nuk e di se djali i tij është vrarë në sulmin ajror,” më thotë Hamzai duke qarë. Një sërë shpërthimesh tronditën lokalin, duke na tronditur edhe ne. Të gjithë i marrin pajisjet e veta dhe ikin. Disa i harrojnë karikuesit.
Fus gjithçka në çantën time të shpinës, kap dorën e djalit tim, Xhazainit, dhe kërcej në biçikletë për t’u kthyer në shtëpi. Por, Hamzai nuk lëviz. Vazhdon me postimin e tij në Facebook, duke vajtuar Taheminin. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!
Xum Allushi eliminohet nga Big Brother VIP Albania 4
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!