Duke filluar nga viti 2029 – Audi do t’i prodhojë veturat elektrike në të gjitha fabrikat e saja

Audi ka njoftuar tashmë se do të prezantojë vetëm vetura elektrike duke filluar nga viti 2026 dhe do të heqë dorë nga modelet e fuqizuara me motorë me djegie deri në vitin 2033. Duke riafirmuar angazhimin e tij ndaj automjeteve elektrike, “Four Rings” po planifikon të ndërtojë automjete me emetim zero në të gjitha fabrikat deri në vitin 2029.
Kjo tashmë po ndodh në lokacionet Böllinger Höfe në Gjermani dhe Bruksel të Belgjikës, me Ingolstadt gjithashtu në Gjermani që do të pasojë vitin e ardhshëm kur Q6 E-Tron do të fillojë të dalë nga linja e montimit.
Brenda gjashtë viteve të ardhshme, prodhimi i veturave elektrike do të fillojë në uzinat Neckarsulm në Gjermani, San José Chiapa në Meksikë dhe Győr në Hungari. Audi thotë se do të ndërtojë fabrika të reja vetëm në rajonet ku nevojiten kapacitete shtesë të prodhimit. Për këtë qëllim, një vend i ri prodhimi po ndërtohet me partnerin FAW në Changchun të Kinës, e dizajnuar për prodhimin e veturave elektrike me bazë PPE. Ndërtimi do të përfundojë deri në fund të vitit 2024, transmeton Telegrafi.
Në të njëjtën kohë, Audi do të investojë afërsisht 500 milionë euro nga mesi i kësaj dekade për të trajnuar punonjësit e saj për prodhimin e veturave elektrike në mbarë botën. Pjesa e markës luksoze të Grupit Volkswagen ka vendosur një objektiv ambicioz për të ulur kostot vjetore të fabrikës në gjysmë deri në vitin 2033.
Arritja e këtij qëllimi do të jetë e mundur duke reduktuar kompleksitetin me më shumë vetura elektrike dhe më pak veture me motor me djegie të brendshme. Një proces i thjeshtë prodhimi do të zbatohet që në fillim. Q6 E-Tron do të montohet në të njëjtën linjë montimi si A4 dhe A5, me makina elektrike për të zëvendësuar gradualisht modelet me motor me djegie në vitet e ardhshme.
Motor1 thotë që mos të harrohet fakti se Audi ka sinjalizuar tashmë fundin e prodhimit të dy veturave me fuqi konvencionale duke zbuluar se nuk ka ndërmend të rinovojë crossover-in A1 supermini dhe Q2 nënkompakt. Përveç kësaj, supervetura R8 me fuqi V10 do të largohet ndërsa vetura sportive TT me çmim më të përballueshëm është gjithashtu duke shkuar drejt përfundimit të prodhimit.
Modeli kryesor A8 ka të ngjarë të shndërrohet në një veturë elektrike kryesore më vonë këtë dekadë, me veturat e ardhshme elektrike që do të formohen sipas koncepteve Sphere të Audi. E ardhmja, e quajtur Activesphere, do të ketë premierë më 26 janar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Probleme të reja për Teslën - çmimet e veturave të përdorura po bien në mënyrë dramatike

Trump zbulon pse nuk mund ta ngasë veturën

Cilat janë katër veturat që rrallë kërkojnë riparime? Ekspertët zbulojnë "modelet e qëndrueshme"

Si do të duket një Mercedes me 1,000 kuaj-fuqi?

Zbulohen detaje për Volkswagen Golf 9

BE ndalon shitjen e veturave të reja me benzinë ose naftë - kur do të hyjë në fuqi vendimi?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës