Ky është momenti kur rrotat e një aeroplani që për destinacion kishte SHBA-të, i këputen rrotat kur piloti u detyrua të rikthehet nga ishte nisur dhe të kryej ulje emergjente.

Boeing 747 ishte nisur për në aeroportin ndërkombëtar të Çikagos, por u detyrua të rikthehet në aeroportin e Luksemburgut, ku aterimi nuk shkoi sipas planit dhe rrotat iu këputën, transmeton Telegrafi.


2 16

Cargolux, kompania që operon me këtë aeroplan, e ka përshkruar si një “aterrimi të vështirë”, duke theksuar se nga aeroplani kishte edhe rrjedhje të derivateve.

3 15

Megjithatë sipas kompanisë nga Luksemburgu, fluturakja arriti të ndalet pa pësuar ndonjë lëndim ndonjëri prej pasagjerëve.

Në videon e publikuar më poshtë, shihet kur aeroplani prek në pistë dhe frenat nuk aktivizohen si duhet dhe vie deri te këputja e rrotave. /Telegrafi/