Një qytetar në Ferizaj ka tërhequr vëmendjen me një deklaratë emocionuese drejtuar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në këtë komunë.

Në videon e publikuar nga këshilltarja e presidentes, Egnesa Vitia, qytetari shihet duke folur me emocione të forta, duke e lavdëruar Osmanin për punën dhe rolin e saj si Presidente.


“Edhe sonte me ndërru jetë, s’ma nin mo… veç që të pash ty, Presidente. Dukat të ka fol Zoti, në Kosovë më të aftë tybe s’ka,” dëgjohet qytetari duke i thënë presidentes gjatë takimit.

Videoja ka nxitur reagime të shumta, kryesisht pozitive nga mbështetës të presidentes. /Telegrafi/