LAJMI I FUNDIT:

Dukagjin Gorani: Shteti e vrau Astritin (Video)

Dukagjin Gorani: Shteti e vrau Astritin (Video)

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dukagjin Gorani, në intervistën për emisionin InfoBox në RTV Dukagjini, thotë se po të mos ishte Astrit Dehari i burgosur, ai sot do të ishte i gjallë. Gorani akuzon direkt shtetin, për vrasjen e aktivistit të Vetëvendosjes.

“Ajo çka ne dimë është që po të mos kishte qenë Astriti në burg, ai kishte me qenë i gjallë. Fakti që ka qenë i burgosur tregon që është shkaku kryesor i vrasjes së tij. Mendoj që në vrasjen e Astritit merr pjesë komplet estabilishmenti shtetëror. Unë mendoj që nëse nuk është kryesi i drejtpërsëdrejt i veprës, shteti mban përgjegjësinë kryesore për këdo që e ka kryer atë vepër”, tha ai.

Gorani shprehet se nuk pret që të zbardhet e vërteta për vrasjen e Deharit, duke shtuar se autoritetet vendore nuk kanë vullnet të marrin masa ndaj zinxhirit të zyrtarëve përgjegjës.


Anëtari i VV-së thotë madje se ndaj kësaj lëvizjeje po bëhet një luftë që shkon deri në eliminimin fizik të anëtarëve të këtij subjekti.

“Lëvizja Vetëvendosje dhe unë personalisht e rezervojmë të drejtën e besojmë pambarimisht që kjo është një luftë kundër LVV-së – deri në vrasje të aktivistëve”, thotë ai. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=NM6zcjYzwSg&feature=youtu.be&t=2444

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori