LAJMI I FUNDIT:

A duhet të hanë diabetikët bukë të zezë? Nutricionisti ka rrëzuar të gjitha teoritë mbi ushqimin e shëndetshëm: Bëni gabim të madh

A duhet të hanë diabetikët bukë të zezë? Nutricionisti ka rrëzuar të gjitha teoritë mbi ushqimin e shëndetshëm: Bëni gabim të madh

Një numër i madh ekspertësh u rekomandojnë personave të sëmurë me diabet të tipit 2 që në vend të bukës së bardhë të hanë bukë të zezë

Arsyeja është që buka e gatuar nga mielli i bardhë përmban gluten dhe, pos që ju bën të shtoni peshë, krijon probleme me tretjen dhe sheqerin, transmeton Telegrafi.


Nutricionisti Michael Mosley beson se duhet pasur kujdes kur zgjidhni këtë ushqim, sepse disa lloje të bukës së zezë në të vërtetë rrisin sheqerin në gjak.

Specialisti pohon që shumë lloje të bukës “me ngjyrë të gështenjtë” të cilat shiten në dyqane përmbajnë aditivë të ndryshëm të cilët përmirësojnë shijen e bukës, mirëpo e kanë edhe anën negative – ngrenë nivelin e sheqerit.

Sipas tyre, personave të cilët vuajnë nga ky tip i diabetit nuk u rekomandohet fare buka, por drithërat integrale – kinoa, bullguri, thekra, elbi, orizi integral, hikrra, por edhe bishtajoret.

Këto ushqime përmbajnë karbohidrate komplekse që parandalojnë ngritjet drastike të sheqerit dhe fibrat, të cilat kanë një efekt të dobishëm në mikroflorën e zorrëve.

Një tjetër ushqim është shpallur i pafavorshëm për diabetikët.

Bëhet fjalë për vezët. Studimet kanë treguar se konsumimi i shpeshtë i vezëve në stomak bosh mund të rrisë nivelet e glukozës në gjak tek njerëzit me prediabet ose diabet tip 2. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori