“Duhej ta mbroja Kumbullën”, Mourinho sqaron vendimin për mos aktivizimin e shqiptarit ndaj Bodo/Glimt

Trajneri i Romës, Jose Mourinho kritikoi disa nga lojtarët e tij pas barazimit 2-2 me Bodo/Glimt, duke shpjeguar vendimet e tij, por mbi të gjitha fajësoi gjyqtarin.
Mourinho assesi të kënaqet me lojën e ekipit të tij, pasi janë ndalur përsëri në ndeshjen e Ligës së Konferencës dhe renditen në vendin e dytë me 7 pikë.
“Mendoj se rezultati është i ashpër për ne. Nuk ishte një paraqitje e mirë, bëmë shumë gabime teknike, veçanërisht në pjesën e parë kur luajtëm nga prapa. Sa herë që shkonte te Veretout ose Darboe, ne e humbnim topin”, ka thënë fillimisht Mourinho për Sky Sport Italia.
“Realiteti i lojës është 2-2, por dy penalltitë ishin të qarta si dita. Të pastra si dita. Mund të flasësh çfarë të duash, por realiteti është 2-2, ata kishin dy goditje në portë dhe dy gola. Shënuam dy gola dhe dy penallti të pastra u mohuan”.
“Nuk e di nëse ata marrin gjyqtar që janë të varfër dhe që fillojnë karrierën e tyre për Ligën e Konferencës. Nuk thashë asgjë për gjyqtarin në Norvegji, sepse humbëm 6-1, por këtu dy penalltitë ishin të pastra”.
Mourinho u pyet nëse do të bëjë rregullime taktike për t’i dhënë Romës një ekuilibër më të madh, pasi duket se janë kapur në kundërpërgjigje dhe sërish portugezi fajësoi mungesën e forcës në thellësi.
“Bilanci vjen nga lojtarët që kemi në dispozicion. Matias Vina ishte i lënduar, ndaj më duhej të zgjidhja një mbrojtës të majtë. Solbakken pati ndeshjen e parë fantastike, por sonte Ibanez e futi në xhep, ai pati vetëm një prekje dhe shënoi një gol fantastik”.
“Më duhej ta mbroja Kumbullën, sepse ai luajti keq në ndeshjen e parë dhe kjo nuk ishte ndeshja e duhur për të. Kështu që më duhej të vendosja Cristante në mbrojtje. Pra, kë të vendos në mesfushë? Më duhej të vendosja Darboen”.
“Njerëzit flasin për ekuilibrin taktik, por ndonjëherë ka të bëjë edhe me balancimin e karakteristikave të lojtarëve”, përfundoi ‘Special One’. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Marotta po peshkon tek rivalët e Serie A, Interi pritet të transferojë dy yje për 70 milionë euro

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë