LAJMI I FUNDIT:

Dugolli, Berishës: Debati është thirrur pas agresionit rus ndaj Ukrainës, jo për Trust e pagë minimale

Dugolli, Berishës: Debati është thirrur pas agresionit rus ndaj Ukrainës, jo për Trust e pagë minimale

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh anëtar i Komisionit për Siguri, Enver Dugolli, në seancën e sotme të Kuvendit ku po diskutohet për sigurinë në Kosovë, pati një kritikë ndaj deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe njëherësh kryetarit të këtij komisioni, Bekë Berishës.

Dugolli tha se sipas tij, Berisha i ka përzier temat sepse debati është thirrur pas agresionit rus ndaj Ukrainës e jo për trustin pensional e pagën minimale, çështje këto të cilat Berisha i përmendi në fjalimin e tij sot.

“Deputeti Berisha sikurse i përziu temat për shkak se tema për të cilën është thirrë është pas agresionit rus mbi Ukrainën dhe situata e sigurisë karshi kësaj situate prandaj edhe fjalimi im do të jetë në këtë temë dhe nuk do të lëshohem në TRUST pensional e pagë minimale sepse nuk është temë e debatit të sotshëm”, deklaroi deputeti pozitar.


Tutje, Dugolli bëri të ditur se institucionet e Kosovës kanë shtuar komunikimin me aleatët në drejtim të rritjes së kapaciteteve mbrojtëse dhe reaguese.

“Republika e Kosovës ka rritur shkallën e vigjilencës, sigurisë dhe mbrojtjes dhe ka shtuar komunikimin me aleatët në drejtim të rritjes së kapaciteteve mbrojtjes dhe reaguese. Pjesëmarrja e Kosovës në operacionet ‘Defender Europe 21’ me një kontingjent të forcave prej 330 pjesëtarëve dhe të ardhmen ‘Defender Europe 23’ me një kontingjent të forcave prej 1000 pjesëtarëve dëshmon përkushtimin tonë për rrugën euroatlantike dhe miqësisë me ShBA, BE dhe NATO-në”, tha ai.

Berisha i drejtohet Sveçlës: Policia po politizohet, askush s’mund të gradohet pa qenë i afërm i juaji
Lexo po ashtu Berisha i drejtohet Sveçlës: Policia po politizohet, askush s’mund të gradohet pa qenë i afërm i juaji

Dugolli mes tjerash u shpreh i shqetësuar edhe me armatosjen e Serbisë, pas agresionit rus në Ukrainë.

“Serbia nuk po armatoset për të luftuar me Rusinë dhe as me Kinën sepse ka miqësi të dëshmuar me ta, por po armatoset kundër fqinjëve të saj, me theks të veçantë kundër Kosovës të cilën nuk e njeh”, përfundoi deputeti Dugolli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori