LAJMI I FUNDIT:

Dubai lanson kriptovalutën e tij, DubaiCoin

Dubai lanson kriptovalutën e tij, DubaiCoin

Kriptovaluta ka dominuar titujt në mbarë botën, duke provokuar mendjet e çdo entuziasti të teknologjisë, gjenive të FinTech, biznesit dhe qeverive globale në të gjithë botën.

Të gjithë ose po e blejnë, po investojnë në të, ose po e shfrytëzojnë; përmes ngritjes dhe rënies, njerëzit janë në aktivitet të plotë.


Siç edhe tashmë dihet, gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit, Bitcoin është rritur dyfish. Dogecoin, një monedhë që synonte fillimisht të ishte një shaka dixhitale, gjithashtu po rritet; dikur me vlerë më pak se një fraksion i një centi, kohët e fundit arriti një lartësi prej 0,41 dolarrë.

Por lajmi i fundit është se Emiratet e Bashkuara Arabe po kërkojnë të bashkohen në aksion ndërsa lëshon në treg DubaiCoin, me një çmim fillestar ndërkombëtar prej vetëm 0,17 dollarë për një “monedhë”.

Sipas Arabian Chain Technology, kompania e ngarkuar me trajtimin e kriptomovalutës me bazë në Gji, Dubai “planifikon të shkojë më tej në nxitjen e saj për të luajtur një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në të ardhmen e financave globale dhe tregtisë, dhe planet e saj për disa vitet e ardhshme janë të përqendruar në mënyrë të vendosur në DubaiCoin dhe qëllimin për t’u bërë qeveria e parë në botë me fuqi blockchain”.

Ky veprim i vendos Emiratet e Bashkuara Arabe së bashku me ekonomitë e tjera të mëdha që ose janë integruar tashmë ose janë duke konsideruar monedhën e tyre dixhitale siç janë Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA, përcjell Telegrafi.

Madje, Arabian Chain Technology – e cila është një sipërmarrje e bazuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, e decentralizuar dhe e drejtuar nga konsensusi në rajonin MENA – njoftoi se DubaiCoin së shpejti do të jetë në gjendje të përdoret për të paguar për një sërë mallrash dhe shërbimesh si në dyqan dhe në internet, me synimin e qartë që monedha të përdoret në vend të monedhave tradicionale të mbështetura nga bankat.

Kështu, siç thuhet më tej, paralelisht, qarkullimi i monedhës “do të kontrollohet nga vetë qyteti dhe ndërmjetësit e autorizuar”. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Teknologji
Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Teknologji
Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Lojëra
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Safari është shfletuesi i dytë më i përdorur në botë në desktop

Safari është shfletuesi i dytë më i përdorur në botë në desktop

Teknologji
Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Teknologji
Kalo në kategori