Nga: Fatma Aydemir / The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com
Kur bashkëkryesuesja e festivalit ndërkombëtar të filmit në Berlin, Mariette Rissenbeek, javën e kaluar në një intervistë deklaroi se festivali nuk përpiqet të pozicionohet politikisht, “veçanërisht në kohët kur nuk e dimë se ku po shkon politika”, unë gati sa qesha me pakujdesinë e saj. Po, sikur të mos ishte deklaratë kaq e tmerrshme. Rissenbeek reagonte ndaj zbulimit se politikanët nga Alternative für Deutschland (AfD) – e ekstremit të djathtë – ishin ftuar në galanë e hapjes së festivalit më 15 shkurt, një vendim ky që provokoi letrën e hapur të protestës nga 200 kineastë dhe zemërimin nëpër mediat sociale. Është një gjë arsyetimi se të gjithë anëtarët e komitetit të kulturës të Bundestagut ftohen automatikisht në këtë ngjarje të financuar nga shteti. Por, është diçka tjetër të shpallësh se – për të justifikuar vendimin – i gjithë festivali është apolitik.
Për javë të tëra, qindra-mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e qyteteve gjermane duke protestuar kundër AfD-së, shumë prej tyre duke kërkuar ndalimin ligjor të partisë – pas zbulimeve të fundit se figurat e AfD-së kishin biseduar me ekstremistët e tjerë të djathtë për dëbimin sistematik të miliona njerëzve nga Gjermania. Kushdo që perceptohet si jo “gjerman sa duhet”, do të ishte objekt për “riemigrim” sipas diskutimeve të raportuara: emigrantët me dhe pa status qëndrimi, ata dhe pasardhësit e tyre me nënshtetësi gjermane, aleatët që kanë qëndrim pro emigracionit.
Si mund të mos ndikohet nga kjo festivali ndërkombëtar i filmit që zhvillohet në kryeqytet – vetëm disa javë pasi u shfaqën këto plane thellësisht tronditëse? Dhe, çfarë është pra një ngjarje kulturore apolitike?
Në fund, festivali i filmit bëri një kthesë duke lëshuar një deklaratë që thotë se anëtarët e AfD-së ishin përjashtuar – pas diskutimeve të brendshme (faleminderit atyre brenda që këtë e bënë). Sidoqoftë, intervista origjinale e Rissenbeekut mbetet shumë zhgënjyese. Ndjeshmëria ime për këtë nuk është vetëm sepse këtë vit do të marr pjesë për herë të parë si e ftuar në festival, duke e prezantuar adaptimin filmik të romanit tim të parë, Elbow. Berlinalja, po e kuptoj tash, ka pasur ndikim të madh në qasjen time ndaj artit dhe potencialit të tij politik.
“Dua të jetoj, dua të kërcej, dua të q… dhe jo vetëm me një djalë”, thotë Sibel, protagonistja turko-gjermane në [filmin] Head-On të Fatih Akinit, para se të presë krahun si për të na dëshmuar se sa reale dhe e brishtë është jeta. Kur ky film fitoi Ariun e Artë në festivalin e filmit në Berlin në vitin 2004, jo vetëm që ndryshoi rrjedhën e kinemasë gjermane, por edhe jetën e shumë vajzave që përpiqeshin të gjenin rrugën e tyre për të dalë nga traditat mbytëse të brezit të prindërve. E ndryshoi mënyrën se si ne e shikonim veten. Jo me keqardhje, siç bënin dramat e mëparshme gjermane për gratë migrante, por me ndërgjegjësimin për forcën dhe kompleksitetin e natyrshëm në ne.
Më kujtohet sesi 20 vjet më parë lajmet e mbrëmjes treguan një grup të tërë fëmijësh emigrantë, të lumtur që e kapën momentin dhe festonin çmimin për një film shumë të bukur përkitazi me ne, nga ne dhe për ne. Nuk ishte moment fuqizues vetëm për shkak të pranisë së njerëzve me prejardhje të caktuar. Atë natë një derë u hap për një brez të tërë të të rinjve nga familjet konservatore myslimane apo të feve të tjera jo të krishtera, të cilët nuk kishin pasur kurrë hapësirë për të qenë të zëshëm për dhimbjet e tyre pa u ushqyer me vështrimin racist gjerman. Krejt papritur, dukej e mundshme. Ne mund të ishim artistë, në fakt kishim diçka domethënëse për të thënë dhe mund ta bënim këtë sipas kushteve tona dhe prapë të fitonim.
Vetëm kohët e fundit u bë i qartë për mua ndikimi i këtij filmi dhe i fitimit të Ariut të Artë, sa herë që flisja me artistet femra të moshës sime dhe me një sfond të ngjashëm shoqëror – domethënë, duke u rritur në një familje të të ashtuquajturve “punëtorë të përkohshëm” në Gjermani. Teksa prindërit dhe gjyshërit tanë – të cilët emigruan në Gjermani si punëtorë me pagë të ultë – priren të kenë neveri të fortë ndaj filmit Head-On për përshkrimin e ashpër të dhunës patriarkale dhe të dëshirës provokuese seksuale të protagonistes Sibel, për ne filmi u bë diçka si një plagë e hapur. Sidomos pasi shtypi tabloid nisi një fushatë të shëmtuar kundër aktores Sibel Kekilli, e cila si për ironi ka të njëjtin emër si personazhja imagjinare që luan.
Dy ditë pas ndarjes së çmimit, Bild-i me nam të keq e tirazh të madh e zbuloi të kaluarën e Kekillit si aktore pornografike me pseudonim, si dhe bëri sensacion për lëçitjen e saj – pas këtij zbulimi – nga familja e saj konservatore. Paralelet e drejtpërdrejta me komplotin e filmit Head-On ia shtuan një notë të hidhur kësaj historie suksesi, por e politizuan edhe më shumë vetë filmin. Patriarkati kundër të cilit po luftonin të dy Sibelet ishte transkulturor: shtrihej në të gjitha klasat shoqërore, ishte shtypësi në shtëpi dhe shtypësi në punë që përpiqej ta largonte nga qendra e vëmendjes duke e poshtëruar publikisht për disa javë.
Sigurisht, vetë Berlinalja nuk parashikoi asgjë nga këto – por, ky moment shumë politik në historinë e filmit gjerman është ende thellësisht i lidhur me reputacionin dhe fuqinë tërheqëse globale të ngjarjes. Një festival filmi është platformë dhe është gjithmonë po aq politik si filmat që shfaq, si audiencat që tërheq – dhe, po, si njerëzit që fton.
Ju nuk i ftoni fashistët dhe të thoni, mirë, nuk jam dakord me ju, por jam gjithashtu apolitik, ndaj le të shohim së bashku disa filma artistikë. Dhe, nëse e bëni këtë, ose e nënvlerësoni fuqinë që keni ose jeni plotësisht të vetëdijshëm për këtë. Nuk jam e sigurt se cili opsion është më shqetësues. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ryshfet dhe mashtrim: Shpëtimi i 1,200 hebrenjve nga Oskar Schindler gjatë Luftës së Dytë Botërore

Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

“Në dekë të shoqit tim” - një poezi rrethane

Thënie nga Gjergj Fishta: Më dhemb kryet nga njato parla-parla të parlamentarëve - dokrra pa kokrra!
Teto Ollga “mbledh” turistët e vendasit për një festë në Tushemisht

Historia e Skënderbeut, në 60 piktura

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët