Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, këto ditë ndodhet në Greqi.

Pas pushimeve në Sifnos, ylli i njohur ndërkombëtar vazhdoi me destinacionin e radhës.


Të shtunën, ajo bashkë me të dashurin e saj, Romain Gavras (i cili po e shoqëron në këtë udhëtim), vizituan kryeqytetin grek, Athinën - me gjasë për t'u larguar më pas përfundimisht nga Greqia.

358349703 270504558909937 3341386852288356217 n

Për shkak të vonesës së fluturimit, këngëtarja e hitit “No Lie” nuk e ka humbur rastin dhe ka shkuar për të parë Partenonin.

Në një sërë fotografish të ndara me 88 milionë ndjekësit e saj në Instagram, Lipa mund të shihej Akropol, ku ka pozuar e buzëqeshur me një veshje të stilit ‘casual’ dhe syze dielli të zeza.

358529126 832015691878010 8825180300072237677 n

Dua përndryshe ka muaj që ka zyrtarizuar lidhjen e saj më të re me regjisorin e njohur francez, Romain Gavras.

Ky i fundit para dy viteve ka qenë në lidhje me këngëtaren tjetër shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

358351948 582618180611248 1231596721812593738 n

Ata gjithashtu i kishin kaluar pushimet e përbashkëta në brigjet greke. /Telegrafi/

358796195 737005755102001 6883384228639609424 n