Ajo shijoi një pushim të mirë në Shën Luçia me të dashurin Anwar Hadid në fillim të këtij muaji.

Dhe Dua Lipa u shfaq në humor të mirë të martën në mbrëmje, teksa ndau disa fotografi atraktive në llogarinë personale, Instagram.


Këngëtarja, 24-vjeçare, vuri në pah figurën e saj të jashtëzakonshme në bikini të ndryshme, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

31319082 8571307 image a 7 1596007182618 Dua Lipa (Foto: Instagram)

Dua tregoi fizikun në një palë bikini me ngjyrë të gjelbër duke theksuar të pasmet para fotografit Anwar, 21-vjeçar, në një pjesë të plazhit.

Në një fotografi tjetër, krijuesja e shumë hiteve i dha një përqafim të dashurit gjersa po realizonin një ‘selfie’ pranë pishinës së vilës që zgjodhën.

Në imazhin tjetër në det, Dua gjithashtu shkëlqeu në bikinit e zeza.

31319080 8571307 image a 9 1596007775110 Dua Lipa (Foto: Instagram)

Këtë muaj, ylli i “Don’t Start Now” është rikthyer në Amerikë me Hadid pas pushimeve që kaluan së bashku.

Çifti i ri u mirëpritën nga nëna e modelit, Yolanda Hadid, me një dedikim të përzemërt në Instagram.

Pavarësisht se ishin të lumtur për t'u rikthyer, çifti duhej të karantinoheshin në Karaibe meqë artistja shqiptare nuk është një shtetase e regjistruar në ShBA. /Telegrafi/