LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa si “Pipi Çorapëgjata” në paraqitjen e fundit, bashkë me të dashurin nisin xhirimet e kllipit të ri

Dua Lipa si “Pipi Çorapëgjata” në paraqitjen e fundit, bashkë me të dashurin nisin xhirimet e kllipit të ri

Ata janë izoluar së bashku në Londër.

Dua Lipa dhe Anwar Hadid po bënin një pushim nga bllokimi të premten, pasi ata bënë një shëtitje ndërsa shkonin në një studio për të xhiruar videon e saj të re muzikore – në të cilën është zbuluar se do të luajë edhe Anwar.

Këngëtarja e hitit “One Kiss”, 24 vjeçare, dhe modeli, 20 vjeçar, të cilët kohët e fundit festuan përvjetorin e tyre të parë të lidhjes, dukeshin më se të dashuruar teksa niseshin për në xhirime, shkruan DailyMail.


Dua mori vëmendjen me dukjen e saj me flokë të kuqe dhe bishtalecat e lëshuar anash.

Anwar teksa e shoqëronte të dashurën e tij, teksa në duar mbante librin e Lesley Levene, “I Think, Therefore I Am: All the Philosophy You Need to Know”.

Libri përshkruhet si ‘mënyra ideale për të hequr frikën nga filozofia. I shkruar në një stil të arritshëm dhe shumë argëtues.

“Ky libër shpjegon se si dhe pse filloi filozofia, dhe si, nga demokracia Greke në Komunizëm, mënyrat në të cilat jetojmë, mësojmë, argumentojmë, votojmë dhe madje edhe i harxhojmë paratë tona kanë origjinën e tyre në mendimin filozofik”.

Shëtitja e çiftit në Londër vjen menjëherë pasi u raportua se për herë të parë Anwar ka vendosur të luajë në një klip të të dashurës së tij, Dua Lipa.

Sipas burimeve çifti po bashkëpunojnë kënaqësi për të promovuar këngën e e katërt të Duas nga albumi i saj “Future Nostalgia”.

Vëllai më i vogël i super modeleve Gigi dhe Bella Hadid do të ketë rolin e të dashurit të këngëtares shqiptare në klipin e saj të ri, që do të thotë se ai nuk do të duhet të shohë partneren e tij mahnitëse të luajë në videon e saj muzikore përkrah ndonjë mashkulli tjetër.

A kanë bërë operacione plastike Gigi dhe Bella Hadid? Ekspertët mjekësorë detajojnë ndryshimet e theksuara të tyre nga shkolla e mesme
Lexo po ashtu A kanë bërë operacione plastike Gigi dhe Bella Hadid? Ekspertët mjekësorë detajojnë ndryshimet e theksuara të tyre nga shkolla e mesme

Një i brendshëm i tha The Sun se Dua dhe i dashuri i saj kanë filluar të xhirojnë skena për projektin këtë javë, pasi izolimi i detyroi ata të bënin pushim nga angazhimet e saj të punës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë

Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë

Magazina
Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Magazina
Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett

Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett

Naomi Campbell takohet me kryeministren tajlandeze për të ndihmuar industrinë e modës

Naomi Campbell takohet me kryeministren tajlandeze për të ndihmuar industrinë e modës

Magazina
Gjesti 'sulmon' Valbonën për Jozin: Më shumë e paske dashur ti sesa Loredana, qave tërë ditën

Gjesti 'sulmon' Valbonën për Jozin: Më shumë e paske dashur ti sesa Loredana, qave tërë ditën

Magazina
Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

Magazina
Kalo në kategori