Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, është ambasadorja e fundit e përzgjedhur e aromave 'YSL Beauté', përpara fushatave për skenën e tyre të re Libre.

Kështu që nuk ishte për t'u habitur të shihje princeshën e muzikës pop, 24 vjeçe, duke marrë pjesë në një darkë private të 'Yves Saint Laurent' gjatë Javës së Modës në Paris të martën, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.


Këngëtarja e hitit "New Rules' shkëlqente në një fustan të shkurtër të zi me detaje të qëndisura tejet bukur në pjesën e belit. Dua shkëlqeu me dukjen e saj glamuroze, të cilën ajo e kombinoi me një palë taka të zeza të larta.

18960050 7507529 image a 100 1569496828308 Dua Lipa në darkën private të Yves Saint Laurent gjatë Javës së Modës në Paris (Foto: BACKGRID)

Bukuroshja britanike po ashtu është shfaqur me stilin e ri të flokëve, atë 'bob' dhe me balluke, që i shkonin mjaft shumë.

Dua, e cila po përballet me reklamat për parfumin e ri të YSL Libre, u zgjodh nga marka për të krijuar diçka të fuqishme, frymëzuese dhe ikonike.

E pranishme në darkë ishte edhe biznesmenja amerikane, Nicky Hilton Rothschild, e cila veshi një fustan të shkurtër magjepsës blu. Gjithashtu, në këtë mbrëmje morën pjesë edhe Jeshine Sanders dhe Olivia Culpo.

18959438 7507417 image m 11 1569496040544 Nicky Hilton Rothschild në darkën private të Yves Saint Laurent (Foto: BACKGRID)

Në ndërkohë, artistja Lipa javë më parë u ngjit në skenë për një shfaqje në mbrëmjen promovuese të produkteve të reja të YSL. Atë ditë, ajo ishte e shoqëruar nga i dashuri i saj, Anwar Hadid, 20 vjeç, dhe të gjithë anëtarët e familjes së saj. /Telegrafi/

18960052 7507529 image a 101 1569496831600 Dua Lipa në darkën private të Yves Saint Laurent gjatë Javës së Modës në Paris (Foto: BACKGRID)