Këngëtarja shqiptare me famë botërore,Dua Lipa, u pa duke lëvizur në terminalin e aeroportit "John F. Kennedy" të enjten.

E veshur me një pallto të gjatë në ngjyrë të bardhë, flokë të kapura në një bisht të rregullt dhe syze dielli elegante, ajo tërhoqi vëmendjen me stilin e saj unik.


Kjo paraqitje ndodh një muaj pasi fansat nisën të spekulojnë për një fejesë të mundshme të saj me aktorin 34-vjeçar, Callum Turner, shkruan Just Jared.

dua lipa jfk airport 01 e1737713221842

Dyshimet lindën pasi Dua u pa me një unazë ari në dorën e majtë në një postim që bëri në Instagram për Krishtlindje 2024.

Dua dhe Callum janë në lidhje romantike që nga janari 2024, por asnjëri prej tyre nuk i ka komentuar thashethemet për një martesë të mundshme.

duha2 e1737713244218

Sidoqoftë, duket se Dua kishte të njëjtën unazë edhe në fotot e reja nga aeroporti, të cilat mund t’i shihni në galerinë më poshtë.

duha3 e1737713262858

Përveç kësaj, Dua shkëlqeu gjithashtu në një xhirim për një reklamë parfumi nga Yves Saint Laurent të shtunën (18 janar), ndërsa ndodhej në Santiago, Kili. /Telegrafi/

duha4 e1737713287246

duha5 e1737713297865 Foto: Just Jared