Ndërkohë që po i shijon pushimet në Miami të Floridës, Dua Lipa ka ndarë fotografi me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. 24-vjeçarja numëron rreth 38 milionë ndjekës në Instagram, ku shpërndan fotografi nga jeta dhe karriera e saj profesionale.


Ndërsa këto ditë, në profilin e saj kanë dominuar pozat me bikini nga pushimet e këngëtares shqiptare, e cila është e shoqëruar nga i dashuri i saj Anwar Hadid.

Një fotografi të tillë, ajo e ka publikuar gjatë të dielës, ndërsa shfaqet duke u rrezitur me bikini. Një orë pas postimit, fotografia i ka marrë afro 1.5 milion pëlqime. “Gjysmë fjetur”, është përshkrimi që i ka vënë këngëtarja fotografisë së publikuar në Instagram. /Telegrafi/