LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa duket e mahnitshme në fotografinë e postuar pa grim

Dua Lipa duket e mahnitshme në fotografinë e postuar pa grim
Foto: Instagram

Ndonjëherë, mësohesh aq shumë të shohësh një personazh të famshëm të rregulluar në tapetin e kuq dhe fotografitë në Instagram, sa harron se ndoshta ndonjëherë edhe atyre u pëlqen të qetësohen pa ngarkesa.

Të paktën kështu ishte rasti me Dua Lipën. Këngëtarja me prejardhje nga Kosova gjithmonë duket e pabesueshme, me grim magjepsës dhe modele flokësh në trend, shumë elegante.


Por në postimin e saj të fundit në Instagram, Dua ndau një foto të saj e veshur me pizhame pa grim – dhe ajo duket po aq e mahnitshme.

View this post on Instagram

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)


Në fotografi, këngëtarja nuk ka pamjet e zakonshme të grimit që ne jemi mësuar të shohim në daljet e saj.

Në vend të kësaj, lëkura e Duas është e pastër dhe me shkëlqim dhe vetullat e saj janë të rregulluara në mënyrë perfekte ndërsa është duke pushuar me pizhame të adhurueshme të verdha.

Foto: Instagram

Pjesa tjetër e postimit përfshin gjithashtu disa foto të pabesueshme të vizitës së saj në Holandë. /Telegrafi/