Sipërmarrësi muzikor dhe themeluesi i platformës SBTV, Jamal Edwards ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare.

I njohur ndryshe edhe si yll i YouTube, Edwards ka ndihmuar shumë artistë të njohur drejtë famë së tyre globale.


Pas lajmit për vdekjen e tij, emra të njohur ka reaguar përmes rrjeteve sociale, në mesin e tyre edhe këngëtaret shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhe Rita Ora.

11182021JamalEdwards Foto: Getty Images

Përmes llogarive përkatëse në Instagram të dyja kanë shprehur ngushëllimet për familjen dhe miqtë e Jamal.

“Zemërthyer të dëgjoi këtë lajm. Prehu në paqe Jamal, mendimet e mia janë me gjithë miqtë dhe familjen e tij dhe me shumë njerëz jeta e të cilëve ka prekur dhe i ka bërë bashkë. Shkove shumë herët”, ka shkruar Dua në postimin e saj bashkangjitur me një fotografi.

dualipa 274361328 298842032155614 8737550477515035857 n 1 Foto: Dua Lipa/InstaStory

Ndërkohë, Rita ka kujtuar mbështetjen që ai i dha në fillimet e karrierë që nga publikimi i këngës së parë.

“Këna ime e parë u lansua dhe ti ishe aty përkrah meje. Kjo është në lansimin e albumit tim “Phoenix” në 2018. Mbështetja që ti ke treguar për të gjithë artistet është e pabesueshme. Të dua Jam”, ishte shkrimi i Ritës për yllin e YouTubes. /Telegrafi/

ritaora 274324556 1715939718750481 865901709789867608 n 2 Foto: Rita Ora/InstaStory

ritaora 274243234 279973187579547 8486155552229499645 n 2 Foto: Rita Ora/InstaStory