LAJMI I FUNDIT:

DSZ Maqedoni: Vetëm përfaqësuesit i konsullatës mund të takojë të burgosurit, jo edhe funksionarët

DSZ Maqedoni: Vetëm përfaqësuesit i konsullatës mund të takojë të burgosurit, jo edhe funksionarët

Drejtoria për Zbatimin e Sanksioneve nuk lejoi vizitën e kërkuar ndaj të burgosurve për rastin “Lagja e Trimave”. Kërkesa ka qenë e zëvendësministrit të Drejtësisë nga Kosova, Blerim Sallahu, ndërsa ai, siç theksojnë nga drejtoria, mund ta vizitojë Enti Ndëshkimor Përmirësues Idrizovë, por jo edhe të dënuarit.

Nga DZS-ja njoftojnë se sipas Ligjit për zbatimin e sanksioneve, të dënuarit e huaj që vuajnë burgimin në entet ndëshkimore përmirësuese në Maqedoninë e Veriut mund të vizitohet nga përfaqësuesi në konsullatë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare nën kushte të reciprocitetit.

“Përfaqësuesi konsullor është i obliguar më herët të caktojë vizitë në institucionin ku personi vuan dënimin. Në këtë rast, Ambasada e Republikës së Kosovës ka dërguar kërkesë t’i mundësohet zëvendësministrit të Drejtësisë së Republikës së Kosovës të vizitojë shtetasit e Kosovës që vuajnë dënimin në burgun e Idrizovës e që janë arrestuar që nga viti 09.05.2015 në Kumanovë”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve.


Sipas drejtorisë, ministri i Drejtësisë nuk është përfaqësues konsullor i shëtit të tij në Maqedoninë e Veriut, por përfaqësues politik i Kosovës i cili nuk është i autorizuar të jetë përfaqësues konsullor.

“Për këtë shkak duke respektuar ligjin, Drejtoria për Zbatimin e Sanksioneve njofton se nuk mund të lejojmë kërkesën për vizitë të të dënuarve të përmendur në tekstin më lartë”, thuhet në njoftimin e DZS-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?

Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori