LAJMI I FUNDIT:

DS: Rektori i UP-së duhet të jep dorëheqje ose te shkarkohet

DS: Rektori i UP-së duhet të jep dorëheqje ose te shkarkohet

Demokracia Studentore thotë se ka mirëpritur vendimin e shkarkimit te bordit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” nga Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqeri Bytyqi dhe e cilëson si vendim të drejtë dhe në kohë.

Mexhid Ramusa nga Demokracia Studentore thotë se tash e tutje do të kërkojmë edhe shkarkimin e Rektorit Marjan Dema, pasi që deri më tani as edhe një të mirë nuk i’a ka sjellë Universitetit të Prishtinës ”Hasan Prishtina” dhe ka dështuar në menaxhimin e tij, si dhe në shumë sfera, problemet e UP-së janë të shumta si nga mungesat e profesorëve cilësia, problemet me SEMS, politizimi, e deri te keq menaxhimi i buxhetit, inatet personale dhe shumë faktorë të tjerë që janë dëshmi që ky rektor duhet të shkarkohet!


“Dështimet e Rektorit janë të shumta si në neglizhencën të cilën e ka bërë për mos mbrojtjen e tokës së UP-së që e ka humbur Universiteti ndaj Kishës Ortodokse Serbe e cila është ndërtuar me dhunë nga kasapi i Ballkanit Sllobodan Milloshoviç”, thuhet në komunikatën për media të Demokracisë Studentore.

Rektori Dema sipas DS,  në udhëheqjen e tij nuk ka arritur as edhe një të mirë në favor të universitetit duke keq menaxhuar me buxhetin e universitetit dhe duke u marruar me inate personale me disa profesorë të cilët e kanë kundërshtuar dhe nuk janë pajtuar me gjendjen e UP-së.

“Rektorati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në vitin e fundit ka humbur shumë lëndë në gjykata kënddrejtë profesorëve të cilëve i ‘u ka bërë padrejtësi nga vete Rektori dhe shumë prej tyre i kanë fituar lëndët në gjykata dhe si pasojë e kësaj është dëmtuar direkt buxheti i UP-së, Andaj, duke pas parasysh që Rektori Dema nuk arriti të menaxhojë si duhet me Universitetin ose të jap dorëheqje ose le të shkarkohet nga Bordi i UP-së” shtoi Ramusa./KP

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori