LAJMI I FUNDIT:

Droni i Policisë së Tiranës zbulon shkelësit e rregullave të trafikut

Droni i Policisë së Tiranës zbulon shkelësit e rregullave të trafikut

Policia Rrugore e Tiranës ka ndarë pamjet e monitorimeve të kryera me dronë për të evidentuar dy nga shkeljet që bëhen nga drejtuesit e mjeteve dhe kalimtarët gjatë përdorimit të rrugës.

Sipas policisë sjellja e drejtuesve të mjeteve që nuk zënë pozicionin e duhur në korsi kur kanë për qëllim të kthehen majtas ose djathtas, duhet të ndryshojë.

Gjithashtu bëhet apel edhe ndaj këmbësorëve që të mos kapërcejnë karrexhatën jashtë vendkalimeve të caktuara për këmbësorë. Kjo veprimtari, sipas policisë, rrezikon sigurinë e vetë kalimtarëve, por dhe të të tjerëve.


“Përmes këtyre pamjeve, “Droni Edukues”, synon rëndësinë e respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor dhe të inkurajojë një sjellje më të sigurt dhe më përgjegjëse nga të gjithë.

Ne të gjithë kemi përgjegjësi për të mbajtur rrugët tona të sigurta. Le të marrim këto mësime dhe të punojmë së bashku për një ambient më të sigurt dhe më miqësor në rrugë”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Lajme
Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Kalo në kategori