Rajoni i Leningradit në Rusi u vu nën një tjetër sulm me dron natën e 28-29 marsit, i cili shkaktoi një zjarr në portin e Ust-Lugës.

Kjo është bërë e ditur nga guvernatori i rajonit të Leningradit, Alexandr Drozdenko, transmeton Telegrafi.


Një paralajmërim për sulm ajror u lëshua në rajonin e Leningradit rreth orës 02:00.

Drozdenko paralajmëroi për një "ulje të mundshme të shpejtësisë së internetit celular".

Në orën 04:00, ai pretendoi se shtatë dron ishin shkatërruar mbi rajonin e Leningradit.

Guvernatori raportoi mbi pasojat e sulmit me dron. Drozdenko më vonë tha se 27 dronë supozohet se ishin rrëzuar mbi Leningrad.

Ai shtoi se porti i Ust-Lugës ishte dëmtuar si rezultat i sulmit. Rreth orës 07:00, Drozdenko pretendoi se 31 dronë ishin rrëzuar.

Ai shtoi gjithashtu se "zjarrfikësit po shuajnë zjarrin në portin e Ust-Lugës". /Telegrafi/