Dronët kamikaz të ukrainasve sulmojnë tankun e “vetmuar” rus – gjithçka u filmua


Forcat ukrainase kanë publikuar pamjet e sulmit dhe shkatërrimit të tankut në vendin Novoprokopivka në rajonin e Zaporizhzhia.
Në videon e realizuar nga ajri, shihet tanku rus duke “qëndruar i vetmuar” në një fushë të hapur, transmeton Telegrafi.
Videoja nga kamera tjetër në një dron kamikaz, bëhet fjalë për dronin FPV që ishte pjesë e brigadës së 47-të të ushtrisë ukrainase.
U nevojitën disa dronë që të shkatërrohet tanku rus kurse i tërë procesi është filmuar.
Në fund shihet ekuipazhi i tankut duke u larguar nga pozicionet mbrojtëse për t’i shpëtuar më të keqes. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
08/10/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




































