LAJMI I FUNDIT:

Me dronë, helikopterë e policë nga terreni, zbulohen parcelat e kanabisit në Shqipëri

Me dronë, helikopterë e policë nga terreni, zbulohen parcelat e kanabisit në Shqipëri

Policia shqiptare vijon operacionet anti-drogë në pjesë të ndryshme të Shqipërisë.

Së fundmi në një operacion në Gjirokastër, ku janë mobilizuar 95 policë në terren të përcjellë me dronë e helikopterë janë hasur parcela kanabisi.

Njoftimi i Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë:

Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Strukturat e Policisë po përdorin dronët për monitorimin e zonave të thella e pyjore.

Gjatë kontrollit të territorit janë angazhuar 95 punonjës policie dhe tre dronë.

Nga kontrollet me dronë nuk janë evidentuar raste të tentativës për kultivim të kanabisit.

Kontrollet janë alternuar nga ajri dhe toka.

Shërbimet policore që kontrolluan me këmbë, për disa orë, zonën e Këlcyrës, konstatuan një rast të tentativës për kultivim të kanabisit dhe vunë në pranga shtetasin G. E., 59 vjeç, pasi në fshatin Mërtinjë, Këlcyrë, në pronën e këtij shtetasi u gjetën të kultivuar disa fidanë narkotikë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan dhe 330 fishekë luftarakë të kalibrit 7.62 mm.

Kontrolli i territorit do të vijojë pa ndërprerë, duke kontrolluar dhe në zonat më të largëta, falë përdorimit të flotës së dronëve dhe helikopterëve.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori