Lufta e përgjakshme e drogës në Meksikë ka marrë mijëra jetë, kur rrjetet e tyre filluan të luftojnë forcat qeveritare në vitin 2006.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, muajin e kaluar, zyrtarët qeveritarë njoftuan se 61,000 njerëz ishin zhdukur me forcë viteve të fundit, ndërsa dhjetëra mijëra të tjerë janë vrarë.
Këto vrasje nuk u ndalën edhe pse kishte shpresë se dhuna do të zvogëlohej pas arrestimit të kreut të drogës “El Chapo” dhe burgosjes së tij në SHBA vitin e kaluar.
E themeluar në fund të viteve 80-ta, banda e El Chapo u bë një nga organizatat më të mëdha kriminale në botë – sa i përket trafikimit të kokainës, heroinës dhe marijuanës në SHBA.
Që nga ekstradimi dhe burgosja e El Chapo vitin e kaluar, udhëheqja tani është në duar të Ismael “El Mayo” Zambada së bashku me djemtë e tij Ican Archivaldo dhe Jesus Alfredo.
Gjatë historisë së tij të gjatë dhe të përgjakshme, grupi i tij ka rrëmbyer, torturuar dhe masakruar anëtarët e bandave kriminale rivale, për të dominuar në veri-perëndim të Meksikës.
Në vitin 2010, është shpërndarë një video e El Chapo duke prerë kokën e një rivali me sharrë elektrike.
Sidoqoftë, ai ka ndërtuar edhe marrëdhënie me politikanë dhe ish-armiq, me grupet “The Gulf” dhe “Familia Michoacana”.
Chapo dyshohet edhe për ryshfet prej 2.3 milionë dollarësh ndaj ish-sekretarit për Siguri Publike, Genaro Garcia Luna.
Gjithashtu, tetorin e kaluar, anëtarët e grupit të armatosur filluan një sulm ndaj trupave të ushtrisë në qytetin e Cualican pasi ata u përpoqën të arrestojnë Ovidio Guzmán López, një nga djemtë e Chapo-s.
Ky grup është zgjeruar me shpejtësi në të gjithë Meksikën dhe është një nga bandat më agresive të vendit, që vepron kryesisht në perëndim.
Por banda e El Chapo-s nuk është e vetmja që ka shkaktuar tmerr tek rivalët dhe jo vetëm.
Jalisco New Generation Cartel (CJNG)
“Karteli i Gjeneratës së Re Jalisco” drejtohet nga Nemesio ‘El Mencho’ Oseguera Cervantes, një ish-aleat i El Chapo-s, dhe operon në të paktën 22 shtete në të gjithë Meksikën, përcjell Telegrafi.
Ndryshe, autoritetet amerikane më herët kanë ofruar shpërblim prej 10 milionë dollarësh për informacione që çon në arrestimin e El Mencho.
Bëhet fjalë për njeriun, njerëzit e të cilit kanë sulmuar civilë, ushtarë dhe oficerë të policisë, duke shfaqur dhunë brutale ndaj tyre.
Veç këtyre, grupi i El Mencho, ka rrëzuar një helikopter të ushtrisë me një granatë, ku vrau dhjetëra zyrtarë të shtetit, madje është i njohur për varjen e trupave të viktimave për t’i frikësuar rivalët e tyre.
Një burrë i identifikuar si Francisco, pretendon se ishte mashtruar nga grupi i tyre pasi i kishin thënë se do të punonte roje sigurie.
Anëtarët e grupit kishin ekzekutuar një person në prani të tij pasi që nuk kishte siguruar një armë.
Francisco rrëfen se banda e kishte detyruar t’ia priste dorën dhe të hante një pjesë të kufomës.
“Duhet ta bëja, nuk kisha zgjidhje tjetër, më kujtohet frika dhe gjaku”, ka thënë Francisco.
Karteli “The Gulf”
I themeluar në vitet 80-ta, grupi fillimisht trafikoi kokainë dhe marihuanë në SHBA dhe zhvilloi lidhje me bandat në Kolumbi.
Udhëheqësi i saj i dytë Osiel Cardenas Guillen, përfshiu në bandën e tij një mori ushtarësh të korruptuar të forcave speciale, por që më vonë këta të fundit prishën lidhjet dhe formuan bandën e tyre, duke u shndërruar në rivalë.
Grupi operon në shtetin kufitar verilindor të Tamaulipas, me bazat e tij më të rëndësishme operative në Matamoros, Nuevo Laredo dhe Reynosa.
“Gulf Cartel” është i njohur për kryerjen e një numri të lartë të rrëmbimeve.
Veç kësaj, 68 viktima u gjetën tek baza tjetër e grupit në Reynosa në vitin 2011.
Është raportuar se në fillim të kësaj jave, anëtarët e Gulf Cartel kishin dorëzuar katër persona të tyre, në qytetin kufitar në SHBA, mirëpo, këta të fundit ishin të armatosur.
Zyrtarët meksikanë pohojnë se viktimat të cilët ishin të fotografuara me plagë, u vranë gjatë përleshjes me bandën rivale Los Zetas.
Los Zetas
Los Zetas është banda kriminale e cila u formua nga anëtarët e korruptuar të një njësiti elitar të forcave speciale të Meksikës në vitin 2010.
Ata fillimisht u punësuan në bandën e The Gulf në vitet 90-ta, por më pas i ndërprenë lidhjet e tyre dhe formuan grupin e tyre.
Grupi njihet për ryshfet, rrëmbime për shantazh, trafikimin e qenieve njerëzore, vjedhjen e armëve.
Udhëheqësi i bandës Miguel Angel Treviño Morales, njihet si vrasës sadist, që torturon të rrëmbyerit.
Thuhet se metoda e tij e preferuar e torturave është “guiso”, duke i djegur njerëzit për së gjalli.
Më tutje kishin dëgjuar se Morales vrau një fëmijë të një rivali në mikrovalë.
Miguel Morales u kap në vitin 2015 dhe grupi u shpërnda, duke i dhënë hapësirë grupeve rivale të mbizotërojnë territorin e saj në veri-lindje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdihmësit e Biden e paralajmëruan Putinin kundër komplotit të Rusisë për të kontrabanduar pajisje ndezëse në aeroplanë mallrash
Operatorët ukrainas të dronëve eliminojnë 20 ushtarë rusë si dhe shkatërrojnë tankun e tyre T 80 – pamje nga aksioni
Studenti sllovak me fjongo ukrainase në xhaketë refuzon të shtrëngojë duart me presidentin
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri
Detajet që dihen për "marrëveshjen fillestare" të armëpushimit në Gaza
Ushtari koreano-verior i zënë nga ukrainasit, ka pranuar se përdorte dokumente të rreme ruse
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri