Trajneri i xhudos, Driton Kuka ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të uruar dhe folur rreth triumfit të Loriana Kukës në Minsk të Bjellorusisë.  

Loriana Kuka arriti të bëhet xhudistja e tretë që fiton medalje në Lojërat Evropianë "Minsk 2019".


Xhudistja jonë e fitoi të bronztën pasi mposhti gjermanen Luise Malsahn, përmes repesazhit në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Pejania kështu sjelli medaljen e tretë, pas të artës nga Majlinda Kelmendi dhe të argjendtës nga Nora Gjakova.

Loriana Kuka

Pas këtij triumfi të Lorianës ka reaguar edhe trajneri Driton Kuka me një dedikim të veçantë në profilin e tij në Facebook.

Postimi pa ndërhyrje i Driton Kukës:    Kuka e bronztë! Ndjenja e veçantë,kjo medalje kësaj radhe për familjen tonē si satisfaksion moral i dashurisë sonë për Sportin! Pēr vëllaun tem Sylen njëherit treneri im! Loriana Kuka 78 kg medalja e tretë për Kosovën! Kosova mbi të gjitha ... /Telegrafi/

telegrafi sport app