Drita ka publikuar listën e lojtarëve që do të mund luajnë në raundin e dytë në Ligën e Konferencës.

Trajneri Akis Vavalis do të ketë në dispozicion 23 lojtarë për tu ndeshjen me skuadrën e njohur çeke, Viktoria Plzen.


Në portën janë tre emra, më i rëndësishmi Florjan Smakiqi, që në mungesë të Faton Malokut të lënduar, ai prite të ruajë portën.

Po ashtu pjesë e skuadrës janë edhe afrimet e reja si Dilyan Georgiev, Hajdin Salihu, Astrit Thaqi, Albert Dabiqaj, Rilind Haziraj, Albin Prapashtica dhe Blerim Krasniqi.

362678444 845776970331371 6647085416610017813 n

Ndeshjen e parë Drita e luan si mysafir te enjte nga ora 19:00. /Telegrafi/

telegrafi sport app