Drita është duke bërë paraqitje fantastike në Rumani, pasi e ka mbyllur me epërsi (1-0) pjesën e parë përballë FCSB në kuadër të kualifikimeve për në fazën e ligës në Ligën e Evropës.

Pas vetëm shtatë minutash lojë, Veton Tusha ia doli të mposhte portierin e skuadrës rumune, për t’i dhënë epërsinë skuadrës gjilanase.


Drita vazhdoi me harkime nga jashtë zonës, por që brenda saj nuk ishte askush që t’i përgjigjej.

FCSB e krijoi rastin e parë serioz vetëm në minutën e 25-të përmes Adrian Sut, por që goditja e tij u bllokua nga mbrojta e ekipit kosovar.

Një kombinim i lojtarëve të Dritës në fund të pjesës së parë nuk shkoi ashtu siç ishte planifikuar, pasi mungoi bashkëpunimi, pasi rezultati do të ishte 2-0.

Mbetet të shihet çfarë do të ndodhë në 45 minutat e dytë, por që klubi kosovar është duke treguar paraqitje bravuroze. /Telegrafi/

telegrafi sport app