Kampioni i Kosovës Drita ka festuar me tifozët “Intelektualët” pas triumfit ndaj Shkëndijës.

Arb Manaj e bëri heroin me një gol të bukur në fitoren 1-0 ndaj skuadrës shqiptare të Maqedonisë së Veriut.


Menjëherë pas fitores ndaj Shkëndijës, lojtarët dhe ekipi i Dritës shkuan direkt të tifozët për t’i falënderuar për mbështetjen gjatë tërë ndeshjes.

Drita përndryshe ka fituar mbi 1 milion euro vetëm në fazën e ligës të Ligës së Konferencës, ndërsa mbi 6 milionë euro në total që kur nisën pjesëmarrjen në garat e Evropës.

Klubi nga Gjilani do t’i zhvillojë edhe dy përballje në fazën e Ligës, fillimisht si nikoqir i AZ Alkmaar e pastaj si mysafir i Rayo Vallecanos.

Kujtojmë, gjasat janë të mëdha që klubi kosovar të kualifikohet për herë të parë në fazën e play-offit./Telegrafi/

telegrafi sport app