Drita ka fituar derbin e Anamoravës përballë Gjilanit me rezultat minimal 1-0.

Ka qenë një ndeshje spektakolare me shumë raste të mira shënimi nga të dyja skuadrat.


Albert Dabiqaj kishte rastin më të mirë për Gjilanin, por goditja e tij shkoi jashtë portës.

Por ishin vendasit që realizuan të parët, kur në minutën e 43-të gjetën golin e epërsisë me realizator Blend Baftiu pas një asistimi fantastik nga Besnik Krasniqi.

335261834 6372004802809729 5760277062721887549 n

Me epërsinë minimale të Dritës u mbyllen 45 minutat e para të kësaj sfide.

Edhe pjesa e dytë ishte spektakolare me raste të shumta shënimi si nga vendasit ashtu edhe nga mysafirët.

Ardit Tahiri, Besnik Krasniqi e Almir Ajzeraj patën raste për vendasit, derisa Mevlan Zeka e Albert Dabiqaj për mysafirët, por pa sukses.

Drita Gjilani 13

Kësisoj Drita arriti ta mbrojë epërsinë deri në fund dhe ta fitoj derbin e dytë këtë edicion, nga tre ndeshje.

Me këtë fitore Drita ngritët në pozitën e parë në tabelë me 51 pikë, në anën tjetër Gjilani mbetet e treta me 39 sosh.

Javën e ardhshme Drita luan në udhëtim te Malisheva, derisa Gjilani do të luaj para adhuruesve të vet me Llapin. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app