Një kapitull i ri nis sot për kampionin në fuqi të Kosovës, FC Dritën, ku do të luaj për herë të parë në fazën e ligës në Ligën e Konferencës.

Gjilanasit tanimë kanë arritur të sigurojnë pjesëmarrjen në fazën e ligës, derisa do të nisin aventurën në Finlandë.


Ndeshja e parë e Dritës zhvillohet në Tampere të Finlandës, ku skuadra vendase KuPS është mikpritëse.

Sfida mes KuPS dhe Dritës nis me fillim nga ora 18:45 dhe dy skuadrat kërkojnë vetëm fitoren.

Vendasit shihen si favorit në letër dhe kërkojnë fitoren, derisa gjilanasit synojnë të shkaktojnë befasi. /Telegrafi/

telegrafi sport app