Turqia është goditur mbrëmë nga dy tërmetet tjera me fuqi prej 6.4 dhe 5.8 magnitudë.
E në rrjetet sociale ka filluar të shpërndahet sërish videoja e filmuar nga kamera e vendosur në një veturë, që ka kapur momentin rrëqethës të dridhjes së tokës, transmeton Telegrafi.
Gjatë dridhjes së tokë qielli u shndrit dukej sikur ishte mesi i ditës, por ajo dritë u shfaq edhe gjatë dy tërmeteve shkatërruese që goditën Turqinë dy javë më parë.
E menjëherë filluan të qarkullojnë spekulime se çfarë e nxit këtë dritë, kurse shkencëtarët kanë disa teori lidhur me këtë fenomen.
Në një intervistë të dhënë për revistën National Geographic, shkencëtari dhe studiuesi i lartë në NASA, dhe profesori i fizikës në Universitetin e San Jose dhe një nga bashkautorët e studimit mbi këto drita, Friedemann Freund, u përpoq të shpjegojë këtë fenomen.
Ai tha se dukuritë e dritës ndodhin për shkak të vetive elektrike të shkëmbinjve në tokë. Sipas Freundit, tërmetet lëshojnë ngarkesa elektrike nga shkëmbinjtë, të cilat lëshojnë dritë të kaltër dhe të verdhë drejt qiellit.
“Është si të ndezësh një bateri në koren e Tokës”, përshkroi Freund.
Përveç kësaj, ekzistojnë një sërë teorish të tjera, dhe njëra thotë se gjatë çrregullimeve tektonike krijohet i ashtuquajturi efekt piezoelektrik, gjatë të cilit shkëmbinjtë që përmbajnë kuarc prodhojnë fusha të forta elektrike kur ngjeshen në një mënyrë të caktuar.
Këto teori janë të vështira për t’u vërtetuar, sepse “dritat e tërmetit”, si dhe tërmetet gjatë të cilëve shfaqen, janë shumë të paparashikueshëm dhe jetëshkurtër.
Disa gjeologë besojnë se kjo dritë nuk ka të bëjë fare me tokën. Ata pretendojnë se këto janë shpërthime që vijnë nga gjeneratorët dhe sistemet e tjera energjetike gjatë një tërmeti, dhe të cilat më pas mund të shihen në qiellin e natës.
Në një studim të një fizikani në Universitetin Rutgers në New Jersey, i publikuar në vitin 2014, kokrrizat e materialeve të ndryshme, si mielli, plastika dhe gipsi, gjenerojnë tension kur tunden.
Shkencëtarët ia atribuuan këtë efekt fërkimit midis kokrrave të materialit, dhe eksperimenti i tyre bie ndesh me teoritë e tjera të përmendura më sipër. /Telegrafi/
What is the blue light?!#earthquake #Turkey #Syria_earthquake #Syria #EarthquakeTurkeySyria pic.twitter.com/K2cObx9LxS
— Ayham Marjeh🔻🇵🇸 (@Ayhammarjeh) February 20, 2023
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?
Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’
Rubio: Grenlanda është interesi ynë kombëtar, nuk është shaka
Zhvillimet e fundit në Gjermani, reagon edhe ish-kancelarja
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?