Drilon Islami refuzon ta ndërpret kontratën me Clujin

Mesfushori me tipare mbrojtëse Drilon Islami po refuzon ta shkëputë kontratën me CFR Clujin, pavarësisht ofertave nga jashtë.
Islami kaloi vetëm verën e kaluar te skuadra rumune si agjent i lirë nga FC Prishtina, megjithatë transferimi nuk ka funksionuar për dy palët – ku pas nëntë xhirove ende nuk ka zhvilluar ndonjë ndeshje.
Sipas mediave rumune, CFR Cluj është i interesuar për t’ia shkëputur kontratën, mirëpo Islami deri më tani ka refuzuar të negociojë.
“Gsp.ro” raporton se si Drilon Islami ashtu edhe Alessandro Micai nuk po nënshkruajnë shkëputjen e kontratës. Sipas raportit “të dy kanë oferta dhe interesim nga jashtë, mirëpo nuk po duan ta shkëpusin kontratën”.
Raporti shton se nëse situata e njëjtë vazhdon edhe ditët e ardhshme, atëherë Cluji pritet t’i përjashtojë nga ekipi i parë dhe do t’i nisin stërvitjet të vetëm deri në afatin e ardhshëm kalimtar.
Cluji ndërkohë këtë sezon po kalon një periudhë të errët, për t’u renditur në pozitën e 13-të në Superligën e Rumanisë me vetëm shtatë pikë, plot 16 më pak se lideri University of Craiova./Telegrafi/


















































