LAJMI I FUNDIT:

Dridhen pushtetarët: Ja kë do të gjykojë Gjykata e Posaçme

Dridhen pushtetarët: Ja kë do të gjykojë Gjykata e Posaçme
Ish kryeministri Sali Berisha dhe kryeministri Edi Rama, gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me ceshtjen e CEZ. /r/n/r/nFormer Prime Minister Sali Berisha and Prime Minister Edi Rama, during a parliamentary session.

Është zbardhur më në fund drafti përfundimtar mbi të cilin do të bazohen ndryshimet Kushtetuese, që pritet t’i paraqiten Parlamentit në kuadër të reformës në drejtësi.

Ndryshimet që propozohen nga EURALIUS dhe OPDAT bazohen (1) në përmbushjen e opinioneve të Komisionit të Venecias, në veçanti në opinionin përfundimtar të datës 15 mars 2016 (nr. 824/2015); (2) në vendimet politike të marra nga Komisioni i Posaçëm i Reformës në Drejtësi; (3) në marrjen në konsideratë të shqetësimeve politike që lidhen me disa institucione të veçanta dhe në ofrimit e opsioneve (shënuar me ngjyrë blu); (4) në synimin për të harmonizuar tekstin, ose kryerjen e ndërhyrjeve teknike në Projektligj qërrjedhin drejtpërsëdrejti nga reflektimi i propozimeve/rekomandimeve të Komisionit të Venecias. Këto propozime nuk përfshijnë ndonjë vendimmarrje politike që nuk është arritur endedhe as nuk kanë për synim të kërkojnë përzgjedhjen/favorizimin e një vendimi politik kundrejt një tjetri.


Bie në sy ajo që parashikohet për krijimin e Gjykatës së Posaçme e shkallës së parë dhe apelit për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe të akuzave penale kundër funksionarëve të lartë.

Ajo do të krijohet me ligj të posaçëm.

Ndërkohë, zbulohet se cilët do të jenë funksionarët që do të gjykojë ajo.

Funksionarë të lartë përfshijnë Presidentin në detyrë dhe ish Presidentët e Republikës, Kryetarin në detyrë dhe ish Kryetarët e Kuvendit, Kryeministrin në detyrë dhe ish Kryeministrat, anëtarët e Këshillit të Ministrave në detyrë, anëtarët e Këshillit të Ministrave gjatë tre viteve të fundit, Prokurorin e Përgjithshëm, Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Kryetarët e Bashkive dhe deputetët e Kuvendit, zëvendësministrat, anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartëdhe Gjykatës së Lartë Administrative, dhe drejtuesit e institucioneve shtetërore qëndrore ose të pavarura të përcaktuara nëKushtetutë ose nëligj.

Gjyqtarët e gjykatave të posaçme për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, emërohen nga Këshilli i Lartë Gjyqësor në përputhje me këtë dispozitë dhe ligjin. Kryetari i gjykatës dhe gjyqtarët e këtyre gjykatave shkarkohen përpara përfundimit të mandatit në rastet e shkeljeve të rënda disiplinore me dy të tretat e votave të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Gjyqtarët dhe administrata gjyqësore u nënshtrohen me sukses verifikimit të pasurisë dhe të figurës. Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk mund të emërojë asnjë gjyqtar pa marrë pëlqimin e tij dhe familjarëve të afërt për kontrollet periodike të llogarive bankare dhe telekomunikimeve personale, sipas ligjit. Telekomunikimet personale të familjarëve të afërt të cilët nuk kanë dhënë pëlqimin, do monitorohen vetëm me vendim gjykate.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori