LAJMI I FUNDIT:

Drew Barrymore zbulon se nëna e saj e lejoi të përdorte substanca narkotike dhe alkool në moshën nëntë vjeçare, por asaj iu ndalua të hante çokollata

Drew Barrymore zbulon se nëna e saj e lejoi të përdorte substanca narkotike dhe alkool në moshën nëntë vjeçare, por asaj iu ndalua të hante çokollata

Aktorja e famshme, Drew Barrymore ka folur sërish për fëmijërinë e saj dhe rregullat që ndiqte.

Ajo bisedoi me Rob Lowe në podkastin e saj të ri “Drew’s News” dhe tha se përdorimi i drogës dhe alkoolit ishte në rregull për nënën e saj, por jo edhe sheqeri.

Aktorja – e cila është nënë e dy fëmijëve – shtoi se i duhej të merrte fshehurazi ëmbëlsira kur nëna e saj nuk shikonte.


Prezantuesja e emisionit ishte një yll fëmijësh që punonte si aktore dhe modele kështu që asaj iu desh të kujdesej për peshën e saj, shkruan DailyMail.

Në vitin 1989, Barrymore, asokohe 14 vjeçe, zbuloi për revistën People se si e piu pijen e saj të parë alkoolike në moshën nëntëvjeçare, pinte duhan kur ishte 10-të dhe filloi të përdorte kokainë në moshën 12-vjeçare.

Në moshën 13-vjeçare, ajo kishte bërë dy herë trajtim rehabilitimi nga droga.

“Nëna ime nuk më lejonte të ha sheqer. Lëndë narkotike dhe alkooli fare mirë, por mos e prekni atë sheqer”, tha Drew në podkastin e saj.

“Dhe e bëra, futa çokollatë në dollap. Të gjitha zakonet e tjera ishin të hapura, por sheqeri ishte një gjë në dollap. Fjalë për fjalë do ta fshihja në një kuti në dollapin tim”, tha tutje aktorja.

Dihet mirë se Drew nuk pati një fëmijëri të lehtë. Ajo kishte folur edhe më shumë me Howard Stern për të kaluarën e saj, duke i treguar se sa e vështirë ishte pasi u bë modele në moshën dy vjeçare dhe aktore me filmin e suksesshëm të vitit 1982 “ET the Extra-Terrestrial” në moshën shtatëvjeçare.

Nëna e dy fëmijëve tha se nëna e saj, Jaid Barrymore, e dërgoi atë në një repart psikiatrik kur ajo ishte vetëm 13 vjeç.

Edhe vizita nuk ishte e shkurtër. Drew duhej të qëndronte për 18 muaj.

“Mendoj se pas 30 vitesh terapi, dhe shumë kërkime shpirtërore dhe lindja e fëmijëve, mendoj se ajo krijoi një përbindësh”, tha ajo.

Nëna e saj e kishte bërë Drew të punonte në moshë të re. Kjo nënkuptonte netët e vona në xhirime dhe festa.

Drew tha se ndihet më mirë prej kur e fali nënën e saj për atë që kishte bërë.

“Ajo ndoshta ndihej sikur nuk kishte ku të kthehej. Dhe jam e sigurt që ajo jetoi me shumë faj për vite me radhë, për krijimin e përbindëshit, por më pas mendoj se ajo jetoi me shumë dhimbje që unë gjithashtu nuk do të flisja me të për një kohë të gjatë”, tha ajo.

Gjithashtu aktorja pranoi se ëma e saj e ka bërë të kuptoj se çfarë nëne donte të bëhej.

“I thashë vajzës sime… doli diçka dhe thashë që nuk jam shoqja jote. Unë kurrë nuk do të jem shoku juaj; Unë jam nëna juaj. Dhe unë kisha një nënë që ishte shoqe, dhe ne nuk do ta bëjmë këtë”, tha ajo.

Dreë ka dy vajza me ish-bashkëshortin Will Kopelman nga i cili u nda në vitin 2016 pas katër vitesh martesë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bill Gates gjen dashurinë e re, 60-vjeçarja Paula Hurd i ka rrëmbyer zemrën miliarderit të Microsoft

Bill Gates gjen dashurinë e re, 60-vjeçarja Paula Hurd i ka rrëmbyer zemrën miliarderit të Microsoft

Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime

Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime

Magazina
Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Magazina
Vullnet Krasniqi flet për herë të parë pas daljes nga Big Brother: Më janë frikësuar dhe janë ruajtur nga unë

Vullnet Krasniqi flet për herë të parë pas daljes nga Big Brother: Më janë frikësuar dhe janë ruajtur nga unë

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Olsa Muhameti flet për Gjestin në BBVA: Po bën të njëjtën lojë si në Big Brother të Kosovës, ia nxorëm më të mirën

Olsa Muhameti flet për Gjestin në BBVA: Po bën të njëjtën lojë si në Big Brother të Kosovës, ia nxorëm më të mirën

Magazina
Kalo në kategori