LAJMI I FUNDIT:

Dreri përplaset në zyrën e shefit të policisë në Gjeorgji

Dreri përplaset në zyrën e shefit të policisë në Gjeorgji

Një dre shkaktoi rrëmujë mëngjesin e së hënës kur u përplas nga një dritare në zyrën e një shefi policie.

Shefi i policisë së Hinesville, Lloyd Slater, tha se ishte në pushim, por kaloi andejpari në mëngjes dhe u drejtua drejt dhomës së konferencës të ndërtesës kur iu tha se kishte një dre në zyrën e tij, transmeton Telegrafi.


Dreri ishte përplasur në zyrë nga një dritare dhe mori rrugën për në sallën e konferencave.

Departamenti i Burimeve Natyrore të Gjeorgjisë u mobilizua për ta larguar kafshën nga aty. /Telegrafi/