“Të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla por me dashuri të madhe”. Me këtë thënie të Nënës Terezë dhe në kuadër të ditëve në nderim të jetës dhe veprës së saj, të rinjtë vullnetarë të Famullisë së Prishtinës, kanë organizuar sot një drekë për të varfëritë.
Dreka u shtrua pranë kishës “Shën Ndou”, në lagjen Ulpiana, në Prishtinë, ku u tha se këtë mense e ka themeluar ipeshkvi para se të ndërtohet kisha dhe funksionon tash e 16 vite, duke ushqyer njerëzit që kanë nevojë.
Famulltari Don Agim Qerkini tha se falënderimi Zotit dhe shpirtit të Nënës Terezë që frymëzon shumë të rinj, ndër ta edhe në famullinë e tyre.
“Me shpirtin vullnetarë të tyre mundohen t’i qëndrojnë afër njerëzve, pa marrë parasysh se në cilat rrethana janë e sidomos kur kanë nevojë, kështu që edhe kjo drekë shtrohet sot në këto ditë kushtuar Nënës Terezë. Siç e dini më 26 gusht kur kemi festuar ditën e lindjes së Nenës Terezë, kemi filluar dosa aktivitete që tashmë janë bërë traditë në famullinë tonë dhe jo vetëm, edhe në mbarë trojet shqiptare, edhe më gjer në diasporë. Organizohen aktivitete të ndryshme, qofshin ato shpirtërore, kulturore por ajo që gjithmonë e kanë për zemër janë gjithmonë veprat e bamirësisë…janë ata vullnet mirë që kanë dashur të bashkë ndajnë edhe kohën me ta, të rrinë dhe të hanë drekën me ta në mënyrë që edhe kjo ta dëshmojë një kujdes ndaj tyre jo vetëm si diçka formale por mbi të gjitha duke u frymëzuar nga jeta dhe vepra e Nënës Terezë që punët të benën me dashuri, me përkujdesje që vlerëson dhe nderon dinjitetin njerëzor”, tha ai, duke shtuar se fryma e bamirësisë duhet të na shoqërojë jo vetëm gjatë kësaj dite por në të gjitha ditët.
Miss World Albania, Elona Ndreca tha se po ndihet mirë që po kanë mundësi të kontribuojnë sadopak.
“Është dreka për të varfrit dhe siç po shihet ka shumë vullnetarë dhe mbështetës që kanë ardhur me kontribuar sado pak në këtë drekë dhe sot është enkas për ditën e Nënës Terezë dhe këto ditë është përvjetori i Nënës Terezë, nga data 26 gusht deri më datën 5 shtator, ku është bërë edhe shenjtërimi i Nënës Terezë. Gjithashtu, nesër do të jetë edhe një ekspozitë te katedralja, ku i ftoj të gjithë. Është ekspozitë enkas për nder të Nënës Terezë, ku do të paraqiten pikturat dhe skulptura nga artistë të ndryshëm, ka më shumë se 20 artistë që po marrin pjesë dhe me kontribuar sado pak në këtë gjë. Një pjesë e shitjes së pikturave do të shkojë për një organizatë joqeveritare për ndihmën e grave të magjinalizuara. Nga ora 13:00 deri në orën 17:00, është e hapur për të gjithë, për publikun”, tha ajo.
Aty u tha se ky është një shembull i vogël që janë të gatshëm të organizojnë edhe në të ardhmen.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City