Dreka familjare, jashtëzakonisht e rëndësishme për shëndetin dhe psikikën e tinejxherëve
![Dreka familjare, jashtëzakonisht e rëndësishme për shëndetin dhe psikikën e tinejxherëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/istockphoto-497567590-612x612-1-780x439.jpg)
Dreka e përbashkët familjare është rast i shkëlqyer që prindërit, të cilët janë të mbingarkuar me punë, të flasin me fëmijët, sepse kjo me të madhe përcakton sjelljen e rrezikshme në të ardhmen.
Te tinejxherët, të cilët rregullisht drekojnë me familjen, rreziku nga depresioni, prirja ndaj alkoolit dhe drogave dhe marrëdhëniet e pambrojtura seksuale janë shumë më të vogla, kanë konstatuar ekspertët nga Universiteti i Aucklandit.
Po ashtu, ata më rrallë mendojnë për vetëvrasje për dallim nga të rinjtë që nuk shoqërohen shumë me prindërit gjatë drekës apo darkës. Ata po ashtu kanë zbuluar që gati 25 për qind e adoleshentëve që pinë duhan nuk hanë në rrethin e familjes, për dallim nga 10 për qind duhanpirës që darkojnë me prindërit.
Vaktet e përbashkëta familjare i kontribuojnë edhe komunikimit më të mirë të ndërsjellë dhe qëndrimit të të rinjve ndaj prindërve. Një e treta e tinejxherëve hanë me familjen shtatë apo më shumë herë në jave, ndërsa 40 për qind e tyre tri deri gjashtë herë.
Programet gjithnjë më të shumta televizive, nënat gjithnjë e më të punësuara dhe ushqimi i shpejtë dhe i lirë kanë ndryshuar statusin dhe rëndësinë e shujtës familjare, pohon hulumtimi.
“Shujta familjare është rast i përkryer për prindërit që të flasin me fëmijët dhe të marrin vesh se çka i mundon”, thekson udhëheqësja e hulumtimit, Jennifer Utter.
Dikur në familje ka qenë mashkulli i cili ka fituar, dhe në shtëpi nëna që është kujdesur për fëmijët. Sot shumica bëjnë të dy gjërat, për ç’arsye vuan marrëdhënia me fëmijët. Vaktet e përbashkëta familjare janë ritual i shkëlqyer, thekson Stephen Bell nga organizata për të rinjtë Youthline.
Edhe pse nuk janë të shpeshta si dikur, darkat familjare janë të domosdoshme. Edhe prindërit, edhe fëmijët janë të punësuar, por vaktet e shpeshta familjare janë mënyrë e shkëlqyer për bisedë dhe lidhje, shpjegon psikologia, Jane Millichamp, nga Universiteti Otago.
Fëmijët që hanë me prindërit kanë shëndet më të mirë dhe më pak probabilitet që të bëhen depresivë. Vaktet familjare i kontribuojnë funksionimit më të mirë të familjes, pohon sekretari për familjen, Carkl Davidson.
Shujta e përbashkët u tregon fëmijëve që prindërit e tyre kujdesen për ta, thekson kuzhinieri, Len Baldwin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë