Drejtuesit e Juventusit mbetën në Suedi shkaku i motit të ligë - gjetën mënyrë tjetër për të arritur në Norvegji

Borë e madhe në Bodo: qyteti i izoluar dhe aeroporti i mbyllur, Giorgio Chiellini dhe Damien Comolli janë bllokuar në Suedi. Ata po shkojnë po arrijnë në Norvegji me makinë.
Probleme për Giorgio Chiellini dhe Damien Comolli gjatë mbërritjes në Norvegji për ndeshjen Bodø/Glimt-Juventus, e cila do të luhet në orën 21:00. Të dy drejtuesit nuk arritën të mbërrinin në Bodo me avion, por u detyruan të ulen në Suedi, nga ku nisën me makinë rreth orës 16:00.
Gjatë ditës së sotme dhe të djeshme, bora ka rënë në mënyrë të madhe mbi qytetin norvegjez, aq sa ndeshja e Youth League u pezullua për 20 minuta, para se të rifillonte dhe të përfundonte me rezultatin 6-2 në favor të juventinëve.
📸❄️#BodoJuve #UCL pic.twitter.com/7bQzg7labW
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) November 25, 2025
Këto kushte kritike klimatike çuan në mbylljen e aeroportit dhe detyruan CEO-n dhe Drejtorin e Futbollit të gjenin një zgjidhje alternative.
Fluturimi i Chiellinit dhe Comollit, që si pjesë e delegacionit nuk udhëtuan me ekipin, duhej të mbërrinte rreth orës së drekës në Bodo. Por, pikërisht në atë kohë, siç raporton La Gazzetta dello Sport, aeroporti u mbyll.
Checking out the surroundings ahead of #BodoJuve 🏟️ #UCL pic.twitter.com/Erc4ykX6bb
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) November 24, 2025
Qyteti i vogël mbi Rrethin Polar Arktik u detyrua të mbyllë pistën e vet të vetme të aterimit, duke detyruar fluturimin e dy drejtuesve të ulet në një qytet tjetër. /Telegrafi/




































