LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 9° rain

Drejtoria e Shëndetësisë në Prizren ofron mbështetje financiare për pacientët me sëmundje të rënda

Drejtoria e Shëndetësisë në Prizren ofron mbështetje financiare për pacientët me sëmundje të rënda

Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit duke u bazuar në rregulloren për subvencione ka njoftuar pacientët që vuajnë nga sëmundjet e rënda se gjatë këtij viti mund të parashtrojnë kërkesa për mbështetje financiare.

Sipas njoftimit, kërkesat mund të parashtrohen nga data 10 shkurt 2025 deri më 31 dhjetor 2025, raporton Telegrafi.

DSh-ja ka theksuar se kërkesat për mbështetje financiare mund të parashtrohen për kategoritë si në vijim:


Të sëmurët me sëmundje malinje (CA), që dëshmojnë se janë akoma nën përcjellje të sëmundjes dhe marrin terapi për mbajtjen nën kontroll të sëmundjes së tyre; 

Të sëmurët me tumore beninje të paoperueshme, tumore të trurit, tumore të pankreasit, tumore të mëlqisë (përveç hemangiomave), që dëshmojnë se janë akoma nën përcjellje të sëmundjes dhe kanë nevojë për trajtim për mbajtje nën kontroll të saj;  

Të sëmurët me tumore të tjera beninje që nuk janë përcaktuar në pikën 2, vetëm nëse të njëjtët janë operuar gjatë vitit 2025;

Fëmijët deri në 18 vjeç të diagnostifikuar me sëmundje neuromuskulare, sëmundje metabolike, me diabet insulin vartës, me defekte të lindura dhe të fituara të zemrës dhe fibroza cistike;  

Zyrtarët publik të Komunës së Prizrenit që gjatë vitit 2025 janë diagnostifikuar me sëmundje malinje (CA) dhe të operuar nga sëmundjet e zemrës (të gjitha intervenimet përveç stentimit);  

Pacientët me sëmundje të rënda si: Cirozë e mëlqisë (shkalla 3 dhe 4); Kardiomiopatitë dillatative (zemra e zgjeruar shkalla 3 dhe 4); gjakderdhjet në tru (ICV); Sklerozë multiple; nëse janë diagnostifikuar me këto sëmundje brenda 3 viteve të fundit.

Në të njëjtën kohë është sqaruar se dokumentet e nevojshme për aplikim përfshijnë ato të gjendjes civile dhe mjekësore.

“Të gjithë qytetarët që bëjnë pjesë në njërën nga kategoritë e mësipërme dhe plotësojnë kriteret për mbështetje financiare sipas fushave të sipërshënuara, duhet që fillimisht me dokumentacionin e kompletuar të paraqiten për verifikim të dokumenteve tek zyrat e Drejtorisë Komunale të Shëndetësisë të cilat gjenden në katin e 3-të të QKMF-së”, thuhet në njoftimin e DSh-së, raporton Telegrafi.

Tutje sqarohet se aplikimi në sportelet e administratës komunale, mund të bëhet vetëm pas verifikimit të dokumenteve nga ana e zyrtarëve të DSh-së,  që realizohet çdo të martë dhe të enjte nga ora 10:00 deri në orën 12:00. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Tragjedia më e rëndë në vite, e vrau gruan dhe djalin e tij adoleshent - ky është burri që po e kërkon e gjithë Bosnja

Tragjedia më e rëndë në vite, e vrau gruan dhe djalin e tij adoleshent - ky është burri që po e kërkon e gjithë Bosnja

Bosnja
Kritikat për logon për 17 vjetorin e pavarësisë, kompania

Kritikat për logon për 17 vjetorin e pavarësisë, kompania "Red Mill" del me një sqarim

Lajme
Kim Kardashian

Kim Kardashian "martohet" për herë të katërt - kësaj radhe me kolegun e saj aktor Ryan Murphy në një skenë për "All's Fair"

Magazina
G Bani përlotet në emision: Jam penduar, preva në besë produksionin

G Bani përlotet në emision: Jam penduar, preva në besë produksionin

Magazina
Bebe Rexha duket thuajse e panjohur pa makijazh rrugëve të Beverly Hills, pak kohë pasi prishi kontratën e saj me shtëpinë diskografike Warner Records

Bebe Rexha duket thuajse e panjohur pa makijazh rrugëve të Beverly Hills, pak kohë pasi prishi kontratën e saj me shtëpinë diskografike Warner Records

Magazina
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Kalo në kategori