LAJMI I FUNDIT:

Drejtoria e Shëndetësisë në Pejë i reagon IKSHPK-së: Mos i vononi rezultatet, po dëmtoni sistemin

Drejtoria e Shëndetësisë në Pejë i reagon IKSHPK-së: Mos i vononi rezultatet, po dëmtoni sistemin

Gjatë ditës së sotme, Telegrafi ka raportuar për ankesat e qytetarëve që po testohen për COVID-19, dhe vonesave që po i bën Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik lidhur me rezultatet.

Pas kësaj, ka reaguar edhe Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Pejë, të cilët kanë thënë se vonesa e kumtimit të rezultateve nga ana e IKSHPK-së, është e pakuptueshme.


“Me gjithë respektin për punën e drejtuesve ,specialistëve dhe stafit të IKSHPK-së në Prishtinë është e pakuptueshme, vonesa e kumtimit të rezultateve Pozitive apo Negative, nga mostrat e marra të pacientëve.Vonesa si këto, çdo orë dhe çdo ditë po e rëndojnë sistemin shëndetësorë, edhe ashtu të ngarkuar në komunën dhe rajonin e Pejës”, thuhet në reagim.

Një qytetar ankohet se përkundër që u testua për coronavirus, nuk iu kumtua rezultati nga IKSHPK
Lexo po ashtu Një qytetar ankohet se përkundër që u testua për coronavirus, nuk iu kumtua rezultati nga IKSHPK

Më tej në reagim thuhet se “të njëjtat vonesa po krijojnë panik të madhe tek qytetarët duke lënë mundësi të mëdha për përhapje të panikut, në identifikim të personave të dyshimtë apo të prekur”.

“Mostrat që dërgohen nga Komuna e Pejës, fatkeqësisht ndodhë që të vonojnë deri në 5 apo 6 ditë. Kjo i bie që, pikërisht në periudhën kur pacienti duhet të ndodhet në trajtim, të mos ketë rezultat dhe çfarë është më e keqja, në kohën kur pacienti edhe mund të jetë i shëruar ose në rastin më të rënd kur mund të ketë ndërruar jetë të njëjtit zyrtarisht i komunikohet rezultati pozitiv. Kjo dukuri, përpos që e ngarkon sistemin, e ngarkon dhe dëmton pa masë edhe popullatën dhe lë mundësi paragjykimesh”, vijon njoftimi.

Tutje, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Pejë ka ftuar IKSHPK-në, që të merr masa të të menjëhershme në përmirësimin e këtij kursi në raport me komunën e Pejës, në mënyrë që t’i kthehen mbarëvajtjes së funksionimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori