LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 1° cloudy

Drejtoria e Arsimit në Gjilan rikujton vendimin për ndalimin e telefonave në shkolla pas incidenteve të fundit

Drejtoria e Arsimit në Gjilan rikujton vendimin për ndalimin e telefonave në shkolla pas incidenteve të fundit

Disa drejtori nëpër komuna të Kosovës, ditëve të fundit kanë reaguar me nënshkrim të vendimit për ndalimin e përdorimit të telefonave nga nxënësit dhe mësimdhënësit në ambientet shkollore.

Komuna e Gjilanit këtë vendim e pati nënshkruar në vitin 2022, mirëpo drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Shpend Nuhiu thekson për Telegrafin se në vazhdimësi ua komunikojnë vendimin drejtorëve të shkollave.

“Ne e kemi vendimin të datës 3 mars 2022, të cilën në atë kohë e ka marr drejtoresha e arsimit, Selvete Sylejmani. Prandaj, unë si drejtor nuk kam nevojë ta bëjë një urdhëres të re sepse kjo është valide. Të njëjtin, unë e kam komunikuar me drejtorë para disa jave”, ka thënë Nuhiu.


Për shkak të një vetëlendimi të një nxënësi që kishte ndodhur para disa dite në shkollën teknike “Mehmet Isai” në Gjilan, Nuhiu thotë se ua kanë rikujtuar drejtorëve vendimin për mospërdorim të telefonave.

Megjithëse, ai shton se lëndimi pati ndodhur me një lojë fizike, e jo përmes telefonit.

“Ne vazhdimisht ua rikujtojmë drejtorëve të shkollave, ku përmes email-it ne ia bashkëngjesim vendimin. Këtë e kemi bërë para disa dite, për shkak të një rasti që ndodhi në shkollën teknike “Mehmet Isai”, ku një nxënës është lëndu pak. Kjo është një lojë fizike, e jo përmes telefonit, prandaj edhe nëse ua ndalon telefonat nxënësit prap mund ta organizojnë një lojë të tillë”, ka shtuar ai.

Ndër të tjera, ai thotë se pavarësisht që do të shtohen kontrollet gjatë hyrjeve-daljeve të nxënësve, sipas tij, komunikimi konstant për vendimin është i mjaftueshëm.

“Është e mjaftueshme kjo që e bëjmë ne si drejtori sepse ne në vazhdimësi i njoftojmë drejtorët. Mirëpo, do të shtohen kontrollet gjatë hyrjeve-daljeve të nxënësve”

Ndryshe, ky vendim vjen si reagim ndaj rasteve të fundit, ku përmes lojërave elektronike janë shkaktuar vetëlëndime të nxënësve. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Një grup i udhëhequr nga Elon Musk bën ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për

Një grup i udhëhequr nga Elon Musk bën ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për "të gjitha asetet" e OpenAI - vjen përgjigja e Sam Altman

Teknologji
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Kalo në kategori